FOTO/ Shitet çanta më e shtrenjtë në botë, shihni çmimin marramendës

Hermes Birkin ka thyer rekordin botëror të çmimit më të lartë të shpenzuar ndonjëherë për një çantë me një vlerë prej 380 mijë dollarësh në një ankand në Hong Kong.

Çanta, quajtur “Himalaya” është krijuar në vitin 2014-ën dhe është e përbërë nga lëkura e krokodilit, me një shtresë tjetër të formuar nga 205 diamante dhe tokëz prej ari 18 karat shkruan revista Instyle,

Himalaya Birkin e ka marrë emrin nga ngjyra e çantës, e cila ka nuancat e grisë dhe të bardhës së perlës dhe i ngjan shumë peizazhit të një mali. Kompania ka thënë se numri i prodhimit të saj është tejet i limituar dhe i rrallë, ndoshta një ose dy në vit për shkak të procesit të gjatë për të ngjyrosur lëkurën e krokodilit.
Birkin bag është prezantuar për herë të parë në 1984-ën, e cila ka marrë emrin e këngëtares-aktores Jane Birkin.

 

SHKARKO APP