FOTO/ Të pasionuar pas motoçikletave? Njihuni me modelin më të ri

Disa modele interesante të motoçikletave janë prezantuar së fundmi nga kompania e njohur MV Agusta, e cila përdor platformën prej tre-cilindrash.

Krijimi i ri vjen nga kompania “Rough Crafts” bazuar në modelin e MV Agusta, Brutale 800 RR.

Akoma më interesante, këtë model motoçiklete e bën mbrojtësi i përbërë nga fibra karboni, i cili mbulon tërësisht rrotën e përparme. Dizanji është mbresëlënës, dhe mbrojtësja është vendosur nga rezervuari i karburantit deri në fund të motoçikletës,

Mbajtësit e rrotës së përparme “Ohlins FGR” dhe amortizatori “TTX” janë të lidhur me frenat “Beringer”, por “xhevahir” i vërtetë është tubi për shkarkimin e gazrave “HP Corse”.

Pika mbi “i” është ngjyra e zezë, e cila thekson pamjen radikale të kësaj motoçiklete jashtëzakonisht të mrekullueshme.

/BW

SHKARKO APP