FOTO/ Vazhdon aksioni i Bashkisë, ndëshkon pika të reja karburanti e gazi

Bashkia e Tiranës ka vijuar edhe këto ditë me aksionin e saj për licencimin e të gjitha pikave që tregtojnë karburant dhe gaz të lëngshëm.

Policia Bashkiake në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore e kanë shtrirë aksionin e tyre në bllokimin e të gjitha pikave që ushtrojnë aktivitetin pa licencën përkatëse dhe pa kryer pagesën pranë Bashkisë së Tiranës.

Në një javë, 40 biznese që ushtrojnë aktivitetin e tyre në fushën e tregtimit me pakicë të karburantit, gazit të lëngshëm të naftës, për automjetet, vajrave lubrifikante dhe lëndëve djegëse kanë kryer pagesën dhe janë pajisur me licencë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të ardhurat e deritanishme nga pagesat e këtyre bizneseve shkojnë për ndërtimin e 2 shkollave të reja në qytetin e Tiranës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ditët e fundit, aksioni i institucioneve në varësi të Bashkisë së Tiranës u përqëndrua edhe në ish komunat, sot njësi administrative të Tiranës. Falë kontrolleve të ushtruara këto ditë ndaj subjekteve në fushën e tregtimit me pakicë të karburanteve, gazit të lëngshëm të naftës, për automjetet, vajrave lubrifikante dhe lëndëve djegëse për përdorim nga konsumatorët fundorë, është rritur ndjeshëm numri i atyre që kanë aplikuar për t’u pajisur me licencë dhe për të ushtruar aktivitetin e tyre konform legjislacionit në fuqi.

Bashkia e Tiranës po ushtron kontrolle në të gjithë territorin e Tiranës për bllokimin e pikave të tregtimit me pakicë të karburanteve, gazit të lëngshëm të naftës dhe të vajrave lubrifikante, të cilat e ushtrojnë aktivitetin e tyre në kundërshtim me legjislacionin.

Në rast konstatimi të mungesës së licencës dhe të mosshlyerjes së detyrimeve tatimore, do të bëhet bllokimi deri në plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?