FOTO/ Vila e Pablo Escobar në Meksikë, shndërrohet në një hotel luksi, ja sa kushton një natë

Quhet “Shtëpia Malca” dhe është një hotel luksi në Gjirin e Meksikës, në rrethinat e qytetit Tulum. E veçanta: bëhet fjalë për një vilë të vjetër të Pablo Escobar, narkobosi i famshëm kolumbian i vrarë në vitin 1993.
24 dhoma, pishina, restorant dhe plazhe, gjithçka e rrethuar nga palmat. Kostoja? Rreth 500 dollarë nata.

Struktura kishte mbetur e papërdorur deri në 2003, kur Lio Malca, figurë kryesore në tregtinë e artit në Nju Jork, vendosi të investonte në shtëpinë e Escobar, duke e kthyer atë në një ndërtesë prestigji.

 

SHKARKO APP