Fotografia që kthen modelet në imazhe surrealizmi (FOTO)

 

Fotografja  Hungareze Flora Borsi, kthen modelet e saja, në formën monster. Ndoshta jemi lodhur, kur në revista të ndryshme shohim sete fotografie, e ku na paraqesin një imazh të kuruar në perfeksion. Artistja Borsi, është lodhur nga natyra e të ndërhyrjes në foto, se aty humbet ndjenja, humbet mesazhi që fotografia paraqet.

Këtë herë fotografia, ka ardhur ndryshe, në kuptimin e plotë të fjalës, pasi që ka përdorur photoshop për ti kthyer ato në imazhe surreale. "Në këtë projekt unë kam qenë duke analizuar disa portrete të modës, si ata janë të përsosur. Ky projekt është e lidhur me  pikëpamje surrealiste. Bukuria nuk ishte e mjaftueshme që të më jepni interes. Unë dua të përdor sa më shumë me surrealizmin. Këto fotografi janë përbindësha e mi të vegjël, askush nuk dëshiron që të duken si ata, sepse ata janë krejtësisht unike.

Puna Borsi përdor efektet digjitale në mënyrë që të eksplorojë magjepsjen e saj me surrealizmin. Ajo përqendrohet në çështjet që lidhen me identitetin, marrëdhëniet, emocionet, dhe ëndrrat me qëllim për të hetuar kompleksitetin e psikikës njerëzore.

Fotografitë: Flora Borsi

Redjon Shtylla

SHKARKO APP