Fotografitë më të çmendura të vitit 2015 (FOTO)
Gjithmonë është një fakt i rëndësishëm të kthehemi pas në retrospektivë dhe të kujtojmë disa prej çasteve më të bukura që i përkasin asaj kohe. Pavarësisht se për shumë njerëz dhe botën mbarë 2015-ta mund të ketë sjellë plot çaste të trishtueshme, teksa bëjmë bilancet e një viti nuk duhet të harrojmë edhe momentet e bukura që janë shënjuar në kujtesën tonë, ato që na bërë të qeshim me lot dhe ti gëzohemi së tashmes. Duhet ta pranojmë që fotografitë janë një prej elementëve, të cilat na kthejnë herë pas here pas në kohë, për të qeshur apo reflektuar. Por në fund të fundit, duhet të mësojmë të marrim më të mirën e gjithçkaje, atë më pozitiven dhe atë që sa herë ta sjellim ndërmend të na shkaktojë lumturi.
Business Insider, gjatë këtij viti ka zgjedhur një koleksion fotografish të cilat sa herë do ti shohim do të na bëjnë të buzëqeshim pavetëdije. Janë foto të shprepura në çaste të ndryshme dhe që paraqesim disa aspekte të jetës sonë, përditshmërisë apo çmendurisë që ajo përmban në vetvete. Ne kemi përzgjedhur disa prej këtyre fotove, të cilat i sjellim për ju.
1. Fotografia është marrë gjatë garës europiane kushtuar Elvis Presley në Birmingham, Angli.
2. Dita pa pantallona, Meksikë.
3. Noti në ujërat e ftohta të lumit Yangzte River, Kinë në Janar.
4. Kisha e Unifikimit në Korenë e Jugut, për çdo vit martohen rreth 3000 çifte.
5. Kapelja e çuditshme e një notuese në Angli.
6. Gara e bebeve që qajnë në Tokyo.
7. Prova e të qenit zog. Makineria që ta jep ndjesinë e fluturimit ndodhet në Cyrih.
8. Uji me alga në Kinë. Fëmijët kënaqen në të dhe se kanë problem sasinë e madhe të algave.
9. Ariu polar që ha shalqi, Beograd.
Përgatiti: Sidorela Lepri/Koha Jonë