Fotoja e shqiptarit me dele në krahë dhe mes flakëve në Greqi, ndër imazhet më mbresëlënëse sipas BBC

Një akt solidariteti i pazakontë është përfshirë nga BBC në listën e 12 fotografive më mbresëlënëse të vitit 2025. Bëhet fjalë për imazhin e kapur nga fotoreporteri i Reuters, Thanassis Stavrakis, ku shihet një burrë shqiptar duke transportuar në motor një dele për ta shpëtuar nga zjarret shkatërruese në zonën e Patrës, gjatë gushtit të këtij viti.

Pamja dramatike, e rrethuar nga tymi dhe flakët, u bë simbol i guximit dhe dhembshurisë njerëzore, në një kohë kur qindra banorë po largoheshin me urgjencë dhe jeta e njerëzve e kafshëve ishte në rrezik.

Në analizën e saj, BBC e krahasoi fotografinë me imazhet e lashta të “Bariut të Mirë” në katakombet romake, ku Krishti përshkruhet duke mbajtur një kafshë të pafajshme mbi supe. Ky paralelizëm, sipas medias britanike, nënvizon se heroizmi i heshtur dhe kujdesi për më të dobëtit mbeten vlera universale që i tejkalojnë kohët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?