Meta me Gjeneralin 98 vjeçar Heroin e Madh të Luftës, Rrahman Parllaku

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka zhvilluar një takim me Gjeneralin dhe heroin e Luftës Nacional Çlirimtare, Rrahman Parllaku. Njihet tashmë se LSI është një parti mirëfilli e majtë dhe vazhduese e traditës së luftës, pasi PS-ja jo vetëm ka ndryshuar ngjyrën , por edhe qëndrimet në raport me të majtën e vertetë. Duke qenë pranë së majtës Ilir Meta përherë ka manifestuar lidhjen e hapur dhe trashegiminë natyrale me njërëzit e luftës nacional-çlirimtare. Ndaj edhe takimi është bërë në Kryesinë e Kuvendit, në ambiente e së cilës ka mjaft piktura dhe fotografi me karakter historik që evokojnë luftën e patriotëve shqiptarë përgjatë shekujve.

Pas kreut të Kuvendit dhe Gjereral Parllakut ndodhet një pikturë me motive historike që tregon patriotin Isa Boletini. Publikimi i kësaj fotoje është komentuar në rrjetet sociale si një moment që tregon Kreun e Kuvendit, Ilir Meta mes dy gjeneralëve, Isa Boletini dhe Rrahman Parllaku.

Gjeneral Parllaku, sot 98 vjeç, është një nga ushtarakët më të dekoruar në vend. Për merita të veçanta i janë dhënë titujt “Nderi i Kombit” dhe  “Hero i Popullit”. Ai është dekoruar me 9 urdhra të lartë,  tri medalje të luftës, si dhe 3 urdhra të shërbimit ushtarak.

Parllaku njihet si gjenerali që luftoi fashizmin dhe sfidoi komunizmin. Në luftën antifashiste ishte një nga drejtuesit e lartë ushtarak të saj. Por disa vite pas ardhjes së komunizmit ai u dënua me 25 vjet burg nga sistemi diktatorial.

Aktualisht Parllaku është kryetar i Organizatës së Bashkuar të Veteranëve të Luftës të Popullit Shqiptar. Luftëtar si Parllaku janë kontribut i madh për historinë e Luftës së Dytë Botërore të cilët luftuan kundër fashizmit dhe nazizmit.

SHKARKO APP