FOTOLAJM/ Samiti i Ballkanit Perëndimor, Bashës “i perëndojnë” sytë

BRUKSEL- Në një kohë kur e gjithë vëmendja është tek hapja e negociatave të Shqipërisë me BE, kreu i Diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati ka shfrytëzuar samitin e Ballkanit Perëndimor për të shprehur pritshmëritë e vendit tonë.

Teksa Bushati fliste para të pranishmëve në Bruksel, ndër pjesëmarrësit më të pavëmendshëm duket se ka qenë kreu i PD-së Lulzim Basha. Në disa prej fotove të publikuara nga takimi në fjalë, shihet sesi Basha është i përgjumur, gati-gati e ka ‘zënë gjumi’. Ndërkohë, Ministri i Jashtëm, Bushati, me anë të një mesazhi në rrjetet sociale thekson se e vlerëson faktin se Basha ishte i pranishëm në sallë.

“Të them të drejtën e vura re që zoti Basha ishte në sallë së bashku me pjesëmarrësit e tjerë, dhe e vlerësoj praninë e tij të heshtur në këtë sallë, aq më tepër një panel ku diskutohej për politikat e zgjerimit dhe zhvillimit në Ballkanin Perëndimor. Përsa i përket asaj që zoti Basha ka deklaruar në mbështetje të procesit të negociatave me Shqipërinë, them më mirë vonë se sa kurrë”, tha Bushati.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?