Francezët, rusët dhe gjermanët më të paedukuarit e botës
Francezët, rusët dhe gjermanët, janë cilësuar si njerëzit më të paedukuar. Të paktën kështu pohon, saiti i njohur evropian i fluturimeve “Skyscanner”, i cili ka marrë në analizë kryesisht udhëtarët, pra, mënyra si sillen evropianët në tërësi nëpër aeroporte. Për çudi, ka rezultuar se francezët, të njohur për sjelljen e tyre me klas nuk janë aspak sharmantë, ndërsa janë me bagazhe dhe ju duhet të komunikojnë me të tjerët, ndërsa gjenden nëpër udhëtime. Kjo u ndodh shpesh edhe rusëve, apo gjermanëve, të konsideruar si mjaft të vrazhdë për sjelljet e tyre dhe elokuencën në mjedise publike. Ndërsa spanjollët dhe italianët janë ndër njerëzit që dinë të përshtaten me rregullat e udhëtimit dhe dinë të komunikojnë siç duhet me të tjerët. Por ata që ua kalojnë të gjithëve në këtë renditje, janë qytetarët e vendeve të Evropës veriore, si norvegjezët, suedezët, apo finlandezët, të cilët kanë konsideruar edhe si ”model sjellje”. Ata kanë konfirmuar në këtë mënyrë reputacionin e tyre për mikpritjen, mirëdashjen dhe sjelljet e mira në tërësi.