Francezja bukuroshe: Më ndihmoni të gjej babain e fëmijës tim!

Një franceze bukuroshe e ka gjetur veten krejt papritmas në shumë media në mbarë botën, pasi postoi një video on-line.

Natalie Amyout, nga Parisi, postoi një video ku bënte thirrje që ta ndihmonin për të gjetur babain e fëmijës së saj.

Ajo bëri një udhëtim në Australi, ku u takua me një djalosh të bukur.

Pasi kaloi natën, ata u ndanë, por ajo nuk i mori identitetin e tij.

Gjashtë javë më vonë mësoi se është shtatzënë.

“Ai ishte një djalë 183 centimetër, me sy blu dhe flokë biondë. Ishte i nxirë”.

Pas publikimit të lajmit në media, Natalie thotë se është shokuar.

“Ju lutem, nuk dua të jem në lajme. Thjesht dua ta shoh sërish. Nëse ai nuk do të mësojë për beben, nuk ka problem”, thotë ajo.

SHKARKO APP