Frika juaj më e madhe, sipas shenjave të horoskopit
Lajme E Hënë, 19 Prill 2021 19:03
Nga çka keni frikë? Cila është frika juaj më e thellë në zemër? Shumë gjëra mund ta shkaktojnë frikën, por a e keni ditur se shenja juaj e horoskopit është një tjetër tregues i llojit të frikës që e keni?
Duket se shenja juaj e horoskopit tregon shumë edhe për fikat që i keni. Çdo shenjë ka ‘setin’ e vet të frikave, por gjithashtu edhe informacione se si ta luftoni atë.
Kështu, bazuar në shenjat e horoskopit, këto janë frikat më të mëdha:
- Bricjapi – Turpëroheni dhe shqetësoheni shumë në publik.
- Ujori – Frika juaj më e madhe është humbja e lirisë që keni.
- Peshqit – Frikësoheni se do të braktiseni dhe do t’ju thyhet zemra.
- Dashi – Frikësoheni se nuk vëreheni nga të tjerët dhe se eventualisht të tjerët do t’ju harrojnë juve.
- Demi – Frikë nga jo-stabiliteti financiar.
- Binjaket – Frikësohesh se do të kesh një jetë të mërzitshme.
- Gaforrja – Frikësoheni se nuk keni asnjë vend të cilin mund ta quani shtëpi.
- Luani – Frikësohesh se nuk je mjaftueshëm i mirë në sytë e të tjerve.
- Virgjëresha – Frikësohesh se nuk do të mund t’i ndihmosh të tjerët.
- Peshorja – Frikësohesh se jeta do të jetë e padrejtë ndaj teje.
- Akrepi – Frikësoheni se do të tradhtoheni nga personi më i dashur.
- Shigjetari – Frikësoheni se e kaluara do t’ju ndjekë gjithmonë. /Gazeta Express