Frikë se mund të vdesë, Rita Ora nis terapinë

Rita Ora ka frika nga vdekja dhe për këtë arsye i është nënshtruar disa seancave të rregullta terapish për t’i larguar vetes frikën.

Kjo është njëra nga fobitë e këngëtares që nga fëmijëria, që nuk ka arritur ta shmang as sot.

“Ndër to, vdekja është frika ime më e madhe. Unë shpesh tmerrohesha kur isha e vogël, i thosha nënës sime nuk dua të vdes”, ka treguar Rita për “The sun”.

Për këtë arsye artistja me prejardhje shqiptare, që ka arritur majat e klasifikimeve botërore po i nënshtrohet një terapie për ta mposhtur këtë fobi.

SHKARKO APP