Fshati turistik në Itali nuk pranon më turistë

Një nga zonat turistike më të famshëme në Itali, Cinque Terre, është duke u përballuar me mos lejimin e turistëve, për shkak se 2.5 milion vizitorë çdo vit e vizitojnë atë dhe banorët ndihen të shqetësuar. Kështu ata që kanë bërë plane duhet të presin vendimin e ri dhe të mos i bëjnë valixhet gati.

Ndërsa shumë biznese janë në dëshpërim për të rritur vizitorët, kjo zonë turistike në Itali po bën të kundërtën. Cinque Terre përbëhet nga pesë fshatra me ngjyra të ndezura dhe piktoresk të peshkimit të cilat presin në vit rreth 2,5 milion turistë.

 “Parku kombëtar duhet të shërbejë si një funksion edukativ dhe ne duam për të reduktuar numrin e turizmit në një nivel më të qëndrueshëm”,- janë shprehur banorët. “Turistët vënë sigurinë tonë në rrezik. Nuk mund të durojmë që njerëz të sorollaten se ne ndihemi të stresuar. Ata ka krijojnë radhë të gjata në vende ku ne marrin shërbimet bazë, në markete, dyqane, spitale etj”.

Numri i 25 milionë turistëve është shumë herë më i lartë se sa vetë banorët që jetojnë në fshatrat, të cilët kanë frikë se komuniteti i tyre është duke u mbytur nga turizmi, raporton një media lokale. Në një orvatje për të reduktuar turizmin, autoritetet po thuhet se do të vendosin një numër të caktuar të turistëve të cilët do të duhet të blejnë një kartë të veçantë qasje në internet paraprakisht për vizitën e tyre. Numri i saktë për kuotën e ri ende nuk është vendosur. turistët që kanë bërë plane për ta vizituar këtë vend duhet të presin!

Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP