FUCK UEFA!
Shqiptarët janë ndjerë të fyer dyfish nga kjo histori, që nisi më 14 tetor në mënyrë të turpshme në Beograd dhe u mbyll në mënyrë edhe më të turpshme , bile raciste e denigurese, dje në Nyon të Zvicrës. Praktikisht Federate Europiane e Futbollit ka shpërblyer dhunën e serbëve duke i dhënë asaj tre pike dhe nuk ka njohur asnjë nga pretendimet e Federatës Shqiptare të Futbollit. Me një argumentim qesharak e fyes, të poshtër më mirë të themi, institucioni i futbollit europian ia hedh fajin skuadrës shqiptare duke e akuzuar se nuk ka pranuar të marrë hyjë në fushë pas asaj çka ndodhi deri në minutën e 42-të të pjesës së parë.Të gjitha e kanë parë se çka ndodhi në fushë e në shkallët e stadiumit nga huliganët serbë, nga rojet e sigurisë së stadiumit, të cilët ishin një turmë vagabondësh, por kurrsesi jo tifozë normalë. Logjika e këtij vendimi, nëse mund të flasim për logjik në këtë vendim, është absurde dhe e çalë. Si mund të kërkohej hyrja e lojtarëve shqiptarë në fushë, pasi u dhunuan me shkelma, grushte, stola, shishe, gurë dhe copa betoni? Si mund të kërkohej rikthimi në fushë i një skuadre, kur katër prej lojtarëve të saj kishin marrë dëmtime serioze në trup nga goditjet e stafit serb të sigurisë? Dëmtimet nuk ishin bërë nga lojtarët e skuadrës tjetër, por nga tifozët ultras që kishin hyrë në fushë. Në vendimin e UEFA-s, nuk gjendet asnjë shenjë e asaj çka të gjithë panë gjithë njërëzia në Beograd. Nuk pati asnjë vërejtje për dhunën ë ushtruar në stadium, dhe mbi të gjitha nuk pati asnjë moment ku të thuhet se tifozët kënduan për 42 minuta kore raciste dhe fashiste kundër shqiptarëve. Nëse kërkon arsye në vendimin e UEFA-s nuk gjen asgjë të tillë. Nuk ka zbatim rregullash, madje nuk flitet fare për futboll. Po kështu, nuk gjen as arsye që e lidhin vendimin me vet parimet që pretendon se promovon UEFA. Motoja e federatës është “Jo Racizmit”. Në vendimin e djeshëm vetëm dënim ndaj racizmit nuk ka. Përkundrazi, racizmi ka marrë një mbështetje jo vetëm morale nga Federata Europiane e Futbollit. Dje është legjitimuar dhuna, fashizmi dhe racizmi në stadiume. Thirrjet “urbi shifrari” nuk janë ashtu siç i ka përkthyer edhe një pjesë e mediave shqiptare. Fjala “shifrar” nuk do të thotë thjesht shqiptarë, është një epitet që për serbët nënkupton shqiptarët, por si fjalë është edhe më e rëndë. “Shifrar” për serbët nënkupton një qenie inferiore, të paaftë për të gjykuar, diçka mes njeriut dhe kafshës. Sado e hidhur të tingëllojë për ne shqiptarët, kjo është ajo çka është thënë në stadium nga serbët. Pra jo vetëm thirrje dhe fyerje etnike, por edhe denigrim rracor i padëgjuar ndonjë herë më parë nëpër stadiumet e botës. Është e njëjta fyerje që bëhet edhe për njerëzit me ngjyrë, por UEFA në këto raste nuk ka harruar të reagojë ashpër, ndërsa dje heshti. Turpi madh edhe për Presidentin e UEFA Mishel Platini që para vendimit të djeshëm pothuaj e kishte dhënë vendimin proSerbisë me deklaratat e tij në media. Ajo çka bëri dje UEFA është se ka zyrtarizuar një precedentë të rrezikshëm :fyerjet më të egra raciste në stadiume. Çdo tifozeri që do të bëjë sjellje të ngjashme me ato të serbëve tashmë është e garantuar; fitoren e ka në xhep! Madje tifozët, që nga dje kanë lejen e Platinisë, për të dhunuar futbollistët. Kanë leje të vërshohen në fushë dhe të masakrojnë lojtarët, e nëse futbollistët nuk kthehen në ndeshje të sakatuar, ky nuk është faji i vendit që pret, por i futbollistëve që nuk e mbajë grushtin dhe dhunën mbi supe! Nga dje kemi një Mishel Platini të shpërfytyruar nga ai imazh që kemi patur për të si futbollist. Nga dje ai është bërë një me huliganët, nga dje ai ka rënë moralisht si President i UEFA-s dhe de facto ai është një drejtues federate jo i drejtë, por pazarxhi që për hir të lobit serb të votave në UEFA dha viston që të denigrohet e fyhet një kombëtare futbollit e një vendit të vogël. Nga dje ai nuk është më Mishel Platini, por Mishel-euro-serbi !
Vendimi i UEFA është një precedentë i rrezikshëm, por dhe një provokim i hapur për Shqipërinë. Diku nga mungesa e informacionit dhe diku nga mënyra sesi UEFA operon, në opinion është krijuar ideja se vendimi i federatës së drejtuar nga Mishel Platini është dhe një qëndrim i Bashkimit Europian. Diçka e tillë është gabim dhe UEFA nuk duhet ngatërruar me Bashkimin Europian.Ata janë të ndarë dhe UEFA është një ”shtet” europian ndryshe nga BE. Por prapë federatat e futbollit europian janë në UEFA.Nga dje opinioni shqiptar është zhgënjyer nga vendimi i UEFA, ndaj natyrshëm pyesnin: Kjo është drejtësia e Europës? Ky është modeli që Europa na jep ne shqiptarëve për proceset e drejta gjyqësore, për respektimin e vlerave njerëzore dhe për dënimin e racizmit?! Përballë Shqipërisë fituan huliganët serbë dhe dhunuesit u njohën si viktima. Nëse Platini dhe UEFA funksion mbi parimet e “shkërdhatokracisë”, nëse huliganët serbë janë modeli i futbollit të Platinisë, ky është një problem që shumë shpejt do të godasë dhe vende të tjera europiane. Ndaj nuk është më vetëm beteja e shqiptarëve, por edhe e gjithë vendeve dhe federatave serioze të futbollit në Europë.
Nga dje UEFA mori një goditje publike në sytë e shqiptarëve, por edhe mediat botërore e kanë kritikuar këtë vendim absurd.
Fuck of UEFA e Platinisë për këto standarte të poshtra që manifeston kundër Shqipërisë !
Qamil Xhani