Fullani kërkon të rikthehet në krye të Bankës së Shqipërisë

Ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani i kërkon gjykatës  të kthehet në detyrë. Në seancën e sotme në Gjykatën Administrative avokatja e tij lexoi konkluzionet përfundimtare.

Kërkesat janë:

-Riintegrim dhe përfitim të pagës bruto deri në fund të mandatit të tij si guvernator dhe si anëtar i Këshillit Mbikqyrës.

-Kthim në detyrë dhe  15 milionë lekë kompensim për dëmin moral.

Kërkesa për kthimin në detyrë është një kërkesë e re që nuk ishte bërë deri tani dhe u lexua nga avokatja mbrojtëse e ish-guvernatorit Erinda Ballanca.

Në prill, Gjykata Administrative nisi shqyrtimin e kerkesës së ish- guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, kundër Bankës së Shqipërisë dhe Kuvendit.

Në tetor 2015, gjykata e Tiranës e shpallit të pafajshëm Ardian Fullanin për akuzën e shpërdorimit të detyrës për vjedhjen e 713 milionë lekëve, që u quajt skandali i vjedhjes së Thesarit.

SHKARKO APP