Fundjava me tre ditë pushim

Botërisht ditët pushim janë; E shtuna dhe e diela por edhe e premtja do të jetë për një shtet. Fjalë është për Venezuelën dhe këtë e ka deklaruar vetë Presidenti Nicolas Maduro i cili ka një strategji të re për të luftuar një krizë të madhe të energjisë në vend. Ne këtë ndryshim fundjavat në Venezuelë do të jenë më të gjata për të gjithë punëtorët.

Punëtorët e Venezuelës do të kenë pushim edhe në premten kjo vetëm për muajt prill dhe maj, në një përpjekje për të kursyer energji, në të cilën vendi është goditur, tha presidenti. Presidenti Nicolas Maduro tha  Venezuela do të ketë “fundjavë të gjatë” në një interviste për televizionin shtetëror, duke njoftuar masat, si pjesë e një plani 60 ditor për të luftuar një krizë të energjisë.

 “Ky plan 60 ditë, për dy muaj, do të mundësojë që vendi të marrë periudhën më të vështirë që ka kapur vendin. U bëj thirrje të familjes, në të rinjtë, për t’u bashkuar me këtë plan me disiplinë, me ndërgjegje dhe në bashkëpunim ekstrem për t’u përballur me këtë situatë ekstreme”, tha Maduro.

Plani i qeverisë do të jetë në fuqi nga kjo e premte deri më 6 qershor, sipas Agence France Presse. Vendasit e morën si lojë e mediave sociale. Shumë të tjerë pyetën veten se si kjo masë do të ndikojë në shkolla, procedurat burokratike dhe supermarkete. Njoftimi vjen pasi Presidenti mbyllur vendin për një javë gjatë periudhës së Pashkëve si një krizë të energjisë që ka kapluar vendin.

Burimi: The Independent/ Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP