Furnizimi i TAP-it me gazin e Shah Denizit fillon në 2018

Në vitin 2018 parashikon të përfundojë ndërtimi i fushës së Shah Deniz faza 2 (SD2), i cili do të injektojë gaz në gazsjellësin e Kaukazit Jugor (TANAP) dhe më pas në TAP.

Fusha e Shah Deniz 2 tashmë ka përfunduar në masën 82%, ndërsa prodhimi do të nisë në mesin e vitit 2018.

Sasia totale e gazit që do të mund të transportohet do të rritet gradualisht në 16 miliardë metër kub në vit në dy vitet e para të funksionimit.

Gazi do të transportohet për në Turqi si dhe në Evropë përmes projektit të Korridorit Jugor.

Trans Adriatic Pipeline (TAP) është seksioni final i projektit të këtij Korridori dhe sasia fillestare që do të transportohet prej tij do të jetë 10 miliardë metër kub gaz.

Në Shqipëri, fillimi i ndërtimit të tubacionit pritet të përfundojë në fund të muajit shtator 2016./TRT

SHKARKO APP