FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Furnizimi me ujë i qyteteve- Botohet në Fletoren zyrtare marrëveshja prej 10 milionë eurosh me KfW-në

Marrëveshja (SECO II) midis KFW dhe qeverisë shqiptare prej 10 milionë eurosh për financimin e programit të infrastrukturës bashkiake III/IV është botuar në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi pas 15 ditësh.

Ky financim do të shkojë për investime me qëllim furnizimin me ujë dhe ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve në 7 qytete në vend. Financimi do të jepet nga Banka “KFW” dhe përfitues janë qytetet Berat, Kuçovë, Delvinë, Gjirokastër, Kamëz, Librazhd, dhe Lushnjë.

Në këtë program, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Agjencia Kombëtare e Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve, do të veprojë si Njësi e Koordinimit të Programit (“NJKP” ) dhe ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve, do të veprojnë si Agjenci të Zbatimit të Projektit (AZP).

Swiss Digital Desktop Reklama

Sektori i ujësjellës-kanalizime në vend ka nevojë për shumë investime, pasi perfomanca e operatorëve është e dobët dhe uji pa të ardhura për shkak të amortizimit të rrjetit dhe humbjeve administrative mbetet në nivele alarmante prej disa vitesh, në masën 67 për qind.

Swiss Digital Mobile Reklama

Investimet e këtij lloji në Shqipëri nga KFW tashmë janë bërë të zakonshme, pasi ky institucion është fokusuar së shumti në sektorin ujësjellës-kanalizime, energjetike dhe mjedis.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?