Fushata, Boçi: Duket sikur PS është në opozitë

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi duke folur për fushatën elektorale në studion e “Tonight Ilva Tare” në Ora News tha se fushata e PD-së po shkon drejt takimeve me grupet e interesit ku paraqitet programi konkret për ta.

Sipas tij, kryeministri Rama thotë se përdor retorikës sikur është në opozitë.

Pjesë nga deklarata:  

Boçi: Nga mënyra se si zhvillohet fushata elektorale, në takimet që bën lideri i Partisë zbërthen programin në kolona gjenerale. Ne jemi në fazën e prezantimit të kandidatëve dhe turi i takimeve që bën zt.Basha ka synim të paraqesë edhe ekipin e tij dhe kolonat themelore të programit të PD-së. Pjesët e tjera zbërthehen në takimet e grupit të interesit, ku edhe në mënyrë të detajuar jepen pjesë të programit që u përkasin këtyre grupe dhe formati i fushatës do të shkojë drejt këtij interpretimit.

Pjesa tjetër që po ndodh në fushatë duket sikur edhe PS, edhe PD-ja ka qenë në opozitë, pasi dhe PS-ja i mungon sensi i llogaridhënies. Kryeministri merret vetëm me emra të veçantë, ndërton një tallava batutash dhe shmang në të gjitha mënyra atë llogaridhënie për ato premtime dhe realizime.

Gazetari Ben Andoni mendon se deri më tani, në fushatë nuk shpalosen programe konkrete për qytetarët.

Adnoni: Duhet të ishin të arsyetueshme për publikun dhe sidomos pjesën e shoqërisë civile. Duhet të ishin publikuar pasi përbëjnë atë kontratë që partitë politike kanë me qytetarët. Ajo që shohim tani janë retorikat që kanë politikanët bëjnë. Nga përvoja në zgjedhje të tjera, publiku është shumë përballë individit që drejton retorika. Në modelet anglo-saksone ti shkon në çdo vend dhe përballesh me kundërshtinë dhe përballjen.

SHKARKO APP