Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 15 Nëntor 2026, 09:31 Policia godet grupin e vjedhjes së automjeteve, dyshohet se përdoreshin për ngjarje kriminale Policia e Fierit ka finalizuar fazën e dytë të operacionit “Hija e Natës”, duke gjetur dhe sekuestruar tre automjete të vjedhura, të cilat dyshohet…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Aksidentet
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Ukraina
  • Skandali dentar
  • Veliaj
  • Shpërthime
Lajmet e fundit
Në trend
  • Aksidentet
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Ukraina
  • Skandali dentar
  • Veliaj
  • Shpërthime
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Fushata zgjedhore, OSBE thirrje partive politike: Media të mos nxitet që të shkelë etikën

Lajme E hënë, 20 Mars 2023 18:24
Fushata zgjedhore, OSBE thirrje partive politike: Media të mos nxitet që të shkelë etikën
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

OSBE dhe institucione të tjera perëndimore u bënë sot thirrje pjesëmarrësve në zgjedhjet vendore të 14 majit, që të mos i bëjnë presione medias shqiptare për të shkelur standardet dhe etikën profesionale, por ta ndihmojnë në përmbushjen e tyre. Ata folën me shqetësim për presionet, që u bëhen gazetarëve në punën e tyre, e sidomos gjatë fushatave zgjedhore.

Kreu i Pranisë së OSBE-së në Shqipëri, ambasador Guido de Sanctis, theksoi sot në takimin me KQZ dhe përfaqësues të tjerë vendas dhe ndërkombëtarë se ODIHR në raportin mbi zgjedhjet e 2021 i kushtoi disa pjesë me rëndësi gjendjes së medias shqiptare, ku flitet me shqetësim mbi lirinë e medias, pavarësinë editoriale të saj, transparencën e fushatës si dhe mbi sigurinë e kushteve të punës së gazetarëve.

Ai theksoi se partitë shpenzojnë shumë për shfaqjet e tyre mediatike dhe rreziku i këtij investimi është që kandidatët mund të marrin nën kontroll përmbajtjen e raportimeve të mediave gjatë fushatës.

“Vëzhguesit tanë të misioneve të drejtuar nga ODIHR kanë theksuar në çdo palë zgjedhje rëndësinë e pavarësisë editoriale në media dhe nevojën për t’i mbështetur në krijimin e kushteve për të shmangur auto-censurën, sepse gazetarët flasin shpesh për presionet e shumta që përballin në punën e tyre gjatë raportimit. OSBE mbështet mediat në përmbushjen e standardeve e etikës profesionale, transparencës për të informuar saktë mbi ecurinë e fushatave. Gjithë faktorët dhe partnerët nevojitet të dialogojnë, që të gjejnë zgjidhjet, në mënyrë që media të zbatojë parimet e etikës profesionale”, thotë ambasadori De Sanctis.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Diplomatë perëndimorë dhe ekspertë vendas diskutuan së bashku mbi financimin e fushatës zgjedhore, gjuhën e urrejtjes, mbi rolin e medias, si dhe mbi standardet etike gjatë fushatës zgjedhore. Drejtuesi i Zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë, Olsi Dekovi, theksoi se gjuha e urrejtjes gjatë fushatës zgjedhore sjell pasoja serioze si intolerancë, përçarje dhe dhunë të mundshme.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Gjuha e urrejtjes mund të ndihmojë në polarizimin politik, armiqësinë mes grupeve, intolerancën dhe mosbesimin midis komuniteteve të ndryshme, margjinalizimin e grupeve të veçanta. Gjuha e urrejtjes mund të shkurajojë njerëzit edhe për të mos marrë pjesë në votime, kur dëgjojnë se pranë kutive të votimit mund të ketë kërcënime ose dhunë. Ndaj iu inkurajojmë që të lihet mënjanë gjuha e urrejtjes nga të gjithë aktorët dhe nga mediat sociale”, thotë zoti Dekovi.

Mund t'ju interesojë

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

Para 3 orësh
Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filo...

Para 11 orësh
Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Para 13 orësh

Ndërsa kryetari i Komisionit qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, theksoi se media duhet lejuar të kryejë e lirë dhe pa presione detyrat e veta informuese ndaj publikut, punë kjo veçanërisht e rëndësishme gjatë fushatave zgjedhore, ndërsa një sfidë e vërtetë mbetet mosrregullimi ligjor i mediave online.

“Rrjetet sociale dhe mediat online kanë marrë një zhvillim shumë të madh edhe në këtë fushë, por ende nuk kanë rregullimet e duhura ligjore. Shpresojmë që në reformën zgjedhore, kjo të marrë një zgjidhje. Asgjë nuk e pengon Kuvendin dhe partitë që të vendosin rregulla në këtë fushë me interesit të madh publik”, thotë zoti Celibashi.

Shqipëria është në prag të fushatës për zgjedhjet vendore, ndërsa është bërë e zakonshme që fushata të nisë shumë javë e muaj më herët se afatet ligjore, me premtime, fjalime dhe përurime.

Mediat po ashtu kanë nisur të përfshihen në atmosferën zgjedhore, duke folur mbi kandidatët e mundshëm, por shqetësimi i ndërkombëtarëve dhe KQZ është që ajo të mbetet një mjet informimi i balancuar mbi platformat politike dhe jo një instrument propagandistik në shërbim të ngushtë partiak dhe në shkelje të standardeve dhe etikës profesionale. / VOA/

Etiketat e lidhura

mediapolitikazgjedhje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Policia godet grupin e vjedhjes së automjeteve, dyshohet se përdoreshin për ngjarje kriminale
Para 22 minutash

Policia godet grupin e vjedhjes së automjeteve, dyshohet se përdoreshin për ngjarje kriminale

Protestat në Francë: 106 mijë persona në rrugë, përplasje me policinë dhe qindra të arrestuar
Para 52 minutash

Protestat në Francë: 106 mijë persona në rrugë, përplasje me policinë dhe qindra të arrestuar

Maratona e Tiranës zhvillohet sot, 5,800 vrapues në garë, ja rrugët që do të bllokohen
Para 1 ore

Maratona e Tiranës zhvillohet sot, 5,800 vrapues në garë, ja rrugët që do të bllokohen

Pas humbjes në zgjedhje, Netanyahu kërkon aleancë me Eisenkot, por merr një JO të prerë
Para 1 ore

Pas humbjes në zgjedhje, Netanyahu kërkon aleancë me Eisenkot, por merr një JO të prerë

Më të lexuarat

1 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 13 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

2 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 16 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

3 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 11 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

4 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
Para 3 orësh

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.