Fut dorezë hekuri në trup, rrezikon të humbasë krahun

Mathew Whelan është njeriu me më shumë tatuazhe në Britani, i cili rrezikon të humbasë një krah për një gjë të pazakontë që ka bërë në trupin e tij.

Ai duhet ti nënshtrohet një operacioni pasi lëkura e tij ka filluar të ndahet sepse ka futur një dorezë hekuri brenda trupit.

“Ka nevojë të hiqet menjëherë ose do të bëhet më serioze dhe mund të humbas krahun tim,” – tha për Dailymail.

37-vjecari njihet edhe si njeri ekstremist pasi ka bërë më shumë se 300 tatuazhe, duke hequr edhe dhëmbët për ti vendosur në veshë dhe duke e ndarë gjuhën në dy pjesë.

Ai ka shpenzuar më shumë se 50 mijë dollarë në artin e trupit por tani mund të ndodhin dëme serioze prej tyre.

SHKARKO APP