Fytyra e mjedisit shqiptar në Konferencën e Klimës në Paris
Nga Dr. Selman Meziu
Në konferencën e presidentave të botës që do të mblidhet në Paris të Hënën me 30 Nëntor i ftuar nga presidenti FransuaHolland i Francës do të jetë edhe Presidenti i Shqipërise Z. Bujar Nishani. Tashmë hyrjen në shekullin e njëzet e njëtë, bota mbarë po përballet, krahas krizës së egër ekonomiko –finaciare, konflikteve ndër kontinetale në disa zona të nxehta të globit, edhe me shtimin e madh të popullsise,paksimin e burimeve ushqimore për gjallesat si rezultat i shkatërrimit të pyjeve, kullotave, tokave bujqësore etj dhe ndotjeve industriale e djegjes se karburanteve me rezultanten e tyre: ndryshime të dukshme në treguesit klimatik.
Profesor J.A. Lauwerys gjysëm shekulli më parë do të shkruante:‘’Në kompleksitet jeta eçdo bashkëjetese natyrale është mjaft delikate e lidhur ngushtësisht me ato është klima, formacionet shkëmbore e toksore, bimësia e gjithëllojshme, kafshët. Po qe se njëri nga këto faktor dhunohet egërsisht, ndonjë nga fijet e tyre lidhese pritet menjëhere,si rrjedhojë në brendësi të bashkëjetesës natyrale ndodhin ndryshime të theksuara me pasoja për gjithëçka.,,( Enciclop. Natura. p.300. Milano 1974)
Mjedisi shqipëtar përgjatë shekullit të njëzetë pësoi ndryshime të mëdha, në pikpamjen e shkatërrimeve mjedisore të shkaktuara në harkun e dy luftërave botërore, ku vendi yne u kthye në shesh betejash, nëtë cilën humbën jetën edhe qindra e mijëra shqipëtar, por që edhe u dogjën, u shfrytezuan memijëra hektar pyje, filloi hapja e rrugeve automobilistike dhe minierave të ndryshme, duke nxjerrë dhe eksportuar naftën qymyr gurin, kromin nga konçesionet e huaja, të gjitha këto hapën plagë të medha nëmjedisin natyror shqipëtar duke sjellë ndryshime në formë dhe ekologjine e sistemit.
Rregjimi socialist, me moton e ndërtimeve të hekurudhave, rrugëve automobilistike, hapjen e shumë minierave që nga ajo e kripës në Sarandë e deri tek ajo kromit në Kam të Tropojës, hapja e 300000 hektar toka tëreja, funksionimi 39 ndërmarrjesh shfyrtëzimi, ku çdo vit nxirreshin nga pyjet 360 mijëm³ trupa, 116 mije m³ shtylla miniere, 119 mijë m³ lendë e sharruar, vetëm Kombinati i drurit në Elbasan perpunonte 100 mijë m³ trupa në vit. Të mos lemë menjëanë konsumimin e lëndës drunore të pishave e bredhave nga fabrikat e letrës në Lezhë, Shkoder, ate të Kavajës për letër shkrimi,krijuan në mjedisin shqiptar plagë të cilat ende në pesëmbdhjetë vjeçarin e shekullit të ri po i shkaktojne atijënjë hemoragji të pamatshme, sipërfaqeve toksore të xhveshura, duke sjellur shkretimin, shëmtimin e humbjen e aftësive biologjike për të prodhuar për popullsinë e malsive kodrinore e fushore, bime bujqësore, pemë frutore e material drusor për përdorime të ndryshme.Shirat e rrëmbyeshëm me orteqet e borës që shfaqen mjaft shpesh janë rezultat i shkatërrimit të sipërfaqeve të mëdha pyjore.
Edhe pas përmbysjes së rendit ekonomik ku pronësia shtetërore ishte gjithëçka ndërsa ajo private ndjeu drithmat e shkatërrimit deri në qelizën e fundit materiale, e mendore, mori udhë ana e kundërt e asaj që theksuam, por jo duke ruajtur vlerat materiale, natyrale, morale, vepratujore, natyrën, shkencën, e shkencëtarin por duke i bërë pluhur e hi siç bëri Jul Çezari (vitin 700 erës sonë) bibliotekën, muzeun, kopshtet zologjike e botanike të Aleksandrisë duke iu vënë zjarrin.
Kështu që mjedisi shqiptar filloi me egërsi tajfunesh të ndryshoi, aty ku ishte toka bujqësore, vreshtat, pemtoret, ullishtet, pishnajat, dushkajat, kurorat e qyteteve, u betonizuan, u prenë me motosharra apo u përdor dinamiti e skavatori për të prodhuar gurë , çakëll, zhavorre, çimento, të gjitha këto pa projekte, pa përdorur mendjen e shkencëtarëve, inxhinierëve, arkitektëve.
Vetëm në Krastën e Krujës që shtrihet nga Kruja në Milot me një sipërfaqe prej 1260 hektar, funksionojnë pesë fabrika çimentoje e tullash, dhjetëra gurore e furra gëlqereje, duke hequr nga fondi pyjor vetëm për një fabrikë 311,2 hektar pyje pishe të egër duke zhdukur atë plotësisht, deformuar atë, ndotur kulturat bujqësore, ndërsa banorëve duke iu shkaktuar sëmundje tumori, azmën dhe infeksion në mushkëri. Malit të Taraboshit ku Ndërmarrja e Pyjeve mbolli qindra hektar me pisha e selvi si dhe Shkolla e Mesme Pyjore Shkodër ecila mbillte disa dynym në vit, filluan skavatorët e plasjet masive me dinamit duke e shkretuar plotësisht bimësinë, transformuar terrenin në një grop gjigande, helmuar mjedisin, shëmtuar bregun e lumit të Bunës e shqetësuar banorët përrreth. Në Urën Vajgurore Berat kryejnë veprimtari shkatërruese mjedisore, pluhurosin kulturat bujqësore, pemtoret etj 30 gurore. Vargu i shifrave të masakrimit të mjedisit shqiptar në këto veprimtari të ligjshme e paligjshme që nga malsitë e Gjakovës, Librazhdit, Korçës e deri në hapjene një pusi nafte në Zvërnec të Vlorës, përbëjn një pjesë të tragjedisë së shkretimit të peisazheve shqiptare, duke krijuar mjedise toksore, ujore, shkurrore, pyjore, kullosore që nuk japin kurrëfarë prodhimi, si rrjedhoje sjellin braktisjen nga këto banor të këtyre mjediseve gjeografike, duke mbipopullarizuar zonat bregdetare, ose emigracionin në mas drejt vendeve të zhvilluara.
Ndreras qindra kamion zbrisnin e zbresin të ngarkuar me lëndë ndërtimi trupa sharre dru zjarri duke shkretar mijera hektarar pyje duke shkretuar plotësisht ekonomitë pyjore: Lura në Dibër, Ternova, Ballenja eMartaneshi në Bulqizë, Arreni e Surroi në Kukës, Mali i Skënderbeute Mbasdeja në Mat, Ballabanova, Lozhani, Moglica, Strelca, Prespa,Mirasi, Vithkuqi, Gërmenji, Arrëzi në Korçë, Kolonjë e Devoll;Munella, Tuçi, Kërraba, Iballa, Kunorë dardha në Pukë; Cukali, FushëZeza, Dukagjini, në Shkodër e Malësinë e Madhe; Biza, Brosh-Berdhet, Kostenj, në Tiranë, etj.Duke paksuar egërsisht siperfaqen pyjore ne 1 milion hektar sipas disa informacioneve.
Deti u egërsua duke gllabëruar brigjet e tija, edhe pse brezi bregdetar ishte i pyllëzuar ng Narta e Vlorës në Velipoje, dhe krahas kesaj ai ‘’villte,, mbeturina karburanti në plazhet më tënjohura , apo mbeturinat industriale, e amballazhet e ushqimeve e veshëmbattjeve të kauçuçeve gjithëfarë ngjyrash, formash e përmasash , goma makinash, mbeturina radiosh e televizionesh, sfungjera etj etj. Si rrjedhoje i këtijë helmimi mjedisor e ujor ngordhin me mijëra gjellasa ujore e toksore.
Ndërsa politika shqiptare që në agimet e demokracisë shqiptare të viteve ‘90 deri sa ka arritur në moshën njëzetë e pesë vjeçare nuk ka vepruar seriozisht në krijimin e një legjislacionit, në ndarjen e pronësive, në kontrollin e mjedisit e investimet për ruajtjen administrimin, pasurimin e gjelbërimin e pyllëzimin e tijë sipas standarteve evropiane.
Të gjitha këto pasqyrohet në shkatërrimine masiveve pyjore, në marrjen e zhavorreve, rërave të ndryshme në brigjet e lumnenjëve, Seman, Vjosë, Shkumbin, Drin e deri tek lumenjt më të vegjël duke shkaktuar prishjen e pritave, digave deriedhe urave. Tanima shikohen në shtratet e tyre, lymi, siç shihet në shtratin e lumit Seman ku dhitë shkojnë për të kullotur atje dhe zhytën deri në fyt në lymin e ardhur përgjatë shtratit të tijë e brigjeve anësore të grryera nga shirat e shumta.
Mjedisi urban në qytetet e mëdha e të vogla, që nga Saranda, Delvina , Vlora, Gjrokastra, Korça, Fier, Elbasan, Tiranë, Shkodër Peshkopi, Burrel, u kryen ndërtime të ndryshme, duke përdorur forcën, paranë për korruptim, pozitën shtetërore apo partiake, duke sjellur një katrahu qytetesh pa asnjë llojë shije estetike, veçse çrregullime, shthurje, e bastardim të planimetrise së kaluar. Si rrjedhojë u rrit shtimi i anhidritit karbonik, pluhurat, gazrat e ndryshme, u shtuan ujrat e ndotura e sëmundjet infektive.
Këto plagë të thella, nëmjedisin, qytetar, ujor, lumor, bujqësor, pyjor e kullosor, do të ndihen në ekonominë e shqipëtarëve vetë për tani e shekujt që do të vijnë, duke u shfaqur në varfërimin e tejskajshëm për mungesë burimesh jetese,ngritje taksash për mirëmbajtje mjedisi, kushtet higjeno sanitare në përkeqësim të pandalshëm e fatkeqësi natyrore që do të gangrenizojnë e mjerojnë banorë të fshatrave e qyteteve apo do të ngrenë vdekshmërinë, duke thyer edhe rekorde të vendeve më të prapambetura afrikane.
Në paksimin e sipërfaqeve pyjore që pasurojnë natyrën me oksigjen e paksojnë oksidin karbonik, iu dha funksioni i pasurimit të mjedisit me anhidrit karbonik, dhe ja gjendja sipas një studimi të fundit ‘’…Sipërfaqet e djegura gjatë periudhës 2007-2014, sipas statistikave zyrtare,rezultojnë shumë më të vogla se ato të monitoruara dhe evidentuara nga SistemiEuropian i Informacionit për Zjarret në Pyje…. Sipas SEIZP, sipërfaqet më tëmëdha u përkasin vitit 2007, me 122.311 ha, vitit 2011, me 28.203 ha dhe viti 2012,me 43.795 ha, kundrejt raportimeve zyrtare për vitet respektivë, prej 30.856 ha, 3.492 ha dhe 4.707 ha.,, ( Vleresimi i gjend. Pyj.1990-2014. f.71, Tirane 2015).
Përdorimet e druve të zjarrit si burim ngrohje, gatimi e etj ka shkatërruar siperfaqe të mëdha pyjesh, si dhe ka ‘’pasuruar,, atmosferën me anhidrit karbonik dhe ja: ‘’Referuar vitit 2003, vëllimin më të madh e përfaqson konsumi familjar, nëzonat urbane dhe rurale, me 2.038.636 m3, ose 80 % të konsumit total, 130.191 m3,ose 5 %, u përkasin institucionve publike dhe konsumatorëve privatë, 185.140 m3,ose 7 %, prodhuesve të gëlqeres dhe 200.101 m3, ose 8 %, prodhuesve të qymyrit tëdrurit dhe në total arrin në 2.554.068 m3 në vit98. Konsumi i druve të zjarrit ngapopullsia e zonave rurale, është vlerësuar ndërmjet 1 milion e 600 mijë m3 99 dhe 1milion e 700 mijë m3 në vit100.,,( Vlers. i gjend.sepyj.shqip. 1990-2014,, f. 54. Tiranë 2015)
Situata mjaft e rëndë në mjedisin shqiptar në tërsi ka çuar në temperaturat e larta deri në 40°C, thatsirat e zgjatura, shirat e rrëmbyeshme siç ishin ato te 20 dhe 21 Nëntorit të këtijë viti, luzimin e parakohshme të disa shkurreve pyjore drurëve frutor e të tjera anomali fiziologjike, shprehin qartazi efktin serë mbi planetin tonë, shkaktra i së cilës është vetë njeriu me sjelljen e tijë të pakujdeshme, të pa kontrollueshme, të pandërgjgjshme me natyrën dhe politikat e gabuara, korruptive, koloniale te shteteve të ndryshme mbi mjedisin natyror.
Dhe le tu drejtohemi shifrave në shkallë botërore mbi disa tregues që ndikojnë ndjeshëm mbi efektin serë. Nga shkatërrimi i milionave hektar pyje në shkalle botërore, janë dërguar në atmosferë 1,6 miliard ton anhidrit karbonik, ndërsa nga djegjet e ndryshme në industri, miniera, ngrohjen e popullates etj, prodhohet për të ‘’ushqyer,, atmosferën, tanima e hellmuar rëndë 6 miliard ton anhidrit karbonik. Nga statistikat e vitit 1980 në Amazonën baraziliane shkatërroheshin 20 ha siperfaqe pyjore tropikale në minutë, ndërsa në vitin 1993 po në atë pjesë të hemisferës toksore ku mirëfunksiononin mushkërtite e njerëzimit shkretoheshin 15000 ha pyje në vit. Si rezultat i këtyre veprimeve shkatrrimtare një enciklopedi shkruan: ‘’ Të dhënat të cilave neve duhet t’iu besojm, tregojnë se temperatura mesatare mondiale është rritur në 0.6°C ndërmjet fundit të shekullit të njëzetë dhe fillimeve të vitit 2000. Dhe më tej deklarojmë se temperatura mesatare është ngritur në 1,7° në 100 vjet.,,( Enc. Di rrag. F. 171. Mialno 2004) Faji bie si një grusht i fuqishëm mbi njeriun, i cili duhet të marrë përgjegjësira të mëdha në ristrukturimin e natyrës duke vënë në planë të parë shtimin e sipërfaqeve të gjelbërta, si gjenerator të fuqishëm natyral duke projektuar e zbatuar projekte aftagjatë e afat shkurtër, në çdo ze e sipërfaqe të mjedisit.
Vetëm njeriu me veprimet energjike, i drejtuar nga shkencëtarët, ekologët, pylltarët, biologët, si dhe politikat e drejta të shteteve të botës, pa mohuar insiativat private duhet t’i kthjemë fytyrën e mëndjen, mjedist urban, pyjor, kullosor ujor etj, duke investuar në mirëmbajtjen, gjelbërimin, ruajtjen e mjedisit në përgjithësi dhe edukimin ekologjik të brezave të rinj.
Sadoqë shoqëria të modernizohet e civilizohet duhet që të rrespektoi natyrën, zbukuroi, mbroi atë, me objektiv ruajtjen e biodiversitetin.’’ Sigurisht edhe njeriu modern ështe bir e pjesë e natyrës si të gjitha gjallesat e tjera, por vetëm ai, tani, sa mëshpejt ka mundësira e forca për të siguruar të ardhmen…,, ka shkruar Profesor J.A. Lauwerys.