Fytyra e re në kartmonedhën amerikane

Ikona e të drejtave civile për zezakët, Harriet Tubman do të vendoset në kartëmonedhën 20 dollarëshe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Figura e saj do të zëvendësojë atë të Presidentit Andrew Jackson.  Sekretari i Thesarit Jack Lew tha të mërkurën se, do të shpallë vendimin për të mbajtur Alexander Hamilton në frontin e kartëmonedhës 10$.

Harriet Tubman ka lindur në vitin 1822 afrikano-amerikane. Ajo ishte spiune gjatë luftës civile në SHBA.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo lindi në skllavëri në Dorchester County, Maryland dhe ndërmori 13 misione për të shpëtuar 70 familje të skllavëruara, duke u angazhuar në rrjetin e aktivistëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas luftës civile, ajo ishte aktive për më shumë të drejta për gratë dhe veçanërisht votën e tyre. Në fillim të jetës së saj ajo u godit në kokë nga një pronar i zemëruar, duke i shkaktuar trauma.

Tubman ishte një e krishterë e devotshme dhe thoshte shpesh se mesazhet e saj jepeshin nga Perëndia. Në vitin 1849, u arratis në Filadelfia, pastaj menjëherë u kthye në Maryland për të shpëtuar familjen e saj.

Gjatë luftës civile, ajo ishte përveç se informatore dhe spiune, edhe një ushtare e armatosur. Gjithashtu, ajo është gruaja e parë që ka udhëhequr një ekspeditë në luftë, transmeton ora.

Më pas, ajo bleu një shtëpi në Nju Jork ku kujdes për prindërit e saj. Ajo u bë një ikonë e guximit dhe lirisë amerikane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?