Gaçi: Cani Ministër i stabilitetit ekonomik
Për deputetin e Partisë Socialiste Artan Gaçi largimi i Ministrit Cani erdhi si pasojë e kalimit të ekonomisë në një fazë të re atë të zhvillimit dhe rritjes së mëtejshme.
Nga studio e lajmeve në Ora News Gaçi vlerësoi punën e ish ministrit Cani duke theksuar se falë tij ekonomia shqiptare u rikthye në stabilitet.
Gaçi: Cani ishte për një periudhë stabiliteti. Me ardhjen e Ministrit të ri situata do të hyjë në dinamikën e asaj të cilës ne shpresojmë.
Duke folur për investimet e huaja Gaçi hodhi akuza ndaj opozitës, e cila sipas tij pengon çdo investim madhor.
Gaçi: Politika e tyre është që ne nuk të lëmë të bësh punë publike, nuk lëmë të rregullohet imazhi i Shqipërisë por do ta nximë që të mos shkelë njeri, po guxoi njeri i huaj investitor të vijë dhe të mendojë të hedhë ndonjë lek në Shqipëri ne do ta linçojmë me fis, me farefis, me origjinë, me historik.