Galdini: Dialogu nuk eshte koncension, por kulture

“Zhvillimet politike ne Shqiperi vazhdojne te mbeten ne nje spirale konfliktualiteti te larte kur axhendat private, partiake dhe te pakicave politike plackitese, mbizoterojne cdo arsye, akt e vendim-marrje. – deklaron Arian Galdini ndersa komenton per mediat situaten politike ne vend pas vizites se Komisionerit Europian per Zgjerimin Johanes Hahn.
Kryetari i LDE Arian Galdini shtone me tej se: “Qendrimi i Kryeministrit Edi Rama nuk ka me as kapacitetin per te zhgenjyer sepse duket si nje gjendje statike e menyres se tij te komunikimit dhe veprimit. Edi Rama nuk del dot as jashte zhgenjimit kembengules, e as mbi te. Ai vazhdon te bjere poshte e me poshte ne menyren sesi ai ushtron pushtetet si Kryeminister, komunikimin si llogaridhenes dhe aktet si politikan. Cdo dite qe kalon, Kryeministri yne na pershfaqet si tejkalues i zhgenjimit i cili po i perafrohet me shpejtesi fatalitetit publik. Johanes Hahn i kerkon Dialog si nje natyralitet e normalitet kulturor, kuptimor, ndergjegjesor, ndersa Edi Rama e ofron Dialogun si koncension.
Shqiptaret kane nevoje per Dialogun, bashkeveprimin, bashkerendimin mes paleve politike si nje natyralitet, domosdoshmeri dhe normalitet politik e institucional, ndersa Edi Rama e ofron Dialogun si Partneritet Privat Publik, ku Private jane arsyet e takimit e dialogur, ndersa Publike jane fotot e filmimet e takimit.”
Galdini vazhdon ne deklaraten tij duke thene se : “Opozita shqiptare duhet te krijoje nje klime te re. Faktoret politike dhe qytetare opozitare ne Shqiperi duhet te ulen sa me pare ne nje Tryeze Kordinimi te aksionit opozitar. Partia Demokratike dhe Lulzim Basha kane detyrimin qe te jene sipermaresit dhe thirresit e kesaj Tryeze, sepse nje Dialog brenda opozitar e qytetar, nje bashkeveprim e bashkerendim opozitar e qytetar, e ben edhe me te plote modelin dhe frymen e re Perendimore qe duhet te kete Shqiperia e se nesermes. Nje Opozitarizem Politik e Qytetar bashkeveprues e bashkerendues, kane te plote integritetin per ta detyruar edhe Kryeministrin e Pakicave Politike Plackitese qe ta pranoje Dialogun si kulture, detyrim e pergjegjshmeri politike dhe institucionale. Reforma ne Drejtesi eshte domosdoshmeri, por Dialogu si kulture natyrale e pergjegjshmeri politike e institucionale jane parakushti i cdo objektivi te kesaj Reforme ne Drejtesi.”

SHKARKO APP