Galdini: Drejtesia as ne kthetrat e koruptimit, as te politizimit e as te policizimit.
Lajme E Martë, 20 Prill 2021 11:05
Kryetari i LDE z. Arian Galdini ne nje takim me Pedagoge Universitetesh publike e private deklaroi se: “LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike kete jave mbush plot 5 muaj ekzicstence ne spektrin politik shqiptar dhe ka arsye qe te ndihet si nje Parti shpresenxitese e njekohesisht ne rritje.”
“Jemi te gezuar e te inkurajuar qe ia kemi dale mbane te shtrihemi pothuajse ne cdo Njesi Bashkiake te Tiranes dhe ne nje numer te madh qytetesh te Shqiperise ne kaq pak kohe. Arsyet e gezimit tone jane legjitime ngase ne jemi Partia e kostove zero, partia e pafinancuar, e pasponsorizuar, e paporositur, dhe qe cdo dite bejme nje mrekulli te vogel duke u rritur cilesisht me me te miret dhe te merituarit.- deklaroi Galdini.
“Baza e rritjes sone jane pikerisht intelektualet, pedagoget, profesionistet e lire, te rinjte e te rejat, qytetaret e thjeshte dhe te rregullt, te paperlyer dhe qe jane njerez me integritet e qe vijne nga histori personale dhe familjare te mira e qellim-mbara.- shtoi Kryetari i LDE z. Arian Galdini.
Galdini tha se : “LDE eshte Partia e qytetareve qe e do rritjen dhe faktorizimin, jo nga parate, jo nga financimi, jo nga premtimet e joshja, jo nga pushtetet e perfitimi, por nga aspiratat, idealet, miresia, alternativat, imagjinata, merita dhe kreativiteti. Jemi Parti qe nuk kemi asnje ish dhe asnje keqberes apo bashkepunetor ne keqberjet e kryera ne keto 25 vite. Jemi krejtesisht dhe thelbesisht partia e qytetareve te thjeshte, partia e pakices kritike te qytetareve kurajoze dhe qellim-mbare.”
Me tej Kryetari i LDE Galdini theksoi : “Raporti final i Komisionit te Venecias, e ka vendosur kete klase te mbrapshte politike shqiptare me shpatulla per muri. Keta te gjithe kelthasin se e duan Reformen ne Drejtesi, ndersa ne fakt te gjithe ngrene kurthe ndaj njeri tjetrit per tia faturuar pales kundershtare peshen e rende te mosdashjes. Te gjithe nuk e duan Reformen, te gjithe jane Grykesit e Tryezes se Mossdashjes se Reformes ne Drejtesi, por asnjeri nuk do qe ta paguaje vete faturen e kesaj Tryeze te felligesht te konsensusit negativ te elitave tona. Duan ta hane reformen me bashke me turpin dhe pacipesine. A nuk kane 25 vjet qe hane bashke me turpin dhe pacipesine te gjitha reformat tona, buxhetin tone, pronat tona, shpresat tona? Reforma ne Drejtesi eshte e dizenjuar qe te luftoje korupsionin dhe inkriminimin ne politiken, instituconet dhe shoqerine shqiptare. Ndersa keta e duan Drejtesine si Drejtesi te koruptuar, politizuar e se fundmi edhe te policizuar. Ky elementi i fundit i policizimit te Drejtesise eshte karakteristike e natyres se cartur, fashistoide te Qeverise se Edi Rames. Edi Rama e do drejtesine edhe te koruptuar, edhe te politizuar edhe te policizuar. Policizimi i Drejtesise eshte rreziku i ri qe mund ta gjunjezoje perfundimisht dhe pariparueshmerisht drejtesine dhe shpresen e shqiptareve.”