Galdini: Opozita dhe qytetarët, bashkë për rithemelimin e demokracisë
Lajme E Martë, 20 Prill 2021 18:23
Kryetari i LDE Arian Galdini i ben thirrje Lulzim Bashes dhe Partise Demokratike qe te therrasin nje ore e me pare nje Tryeze te Kodinimit te Rezistences Qytetare dhe Opozitare.
“Nuk eshte ftese e as thirrje per Koalicion – sqaron Kreu i LDE Galdini – Eshte thirrje, domosdoshmeri. PD eshte Opozita zyrtare e votuar nga shqiptaret. Ky eshte roli qe i kane caktuar shqiptaret me qindra mijera vota PD dhe Lulzim Bashes. Nuk eshte fare ceshtje, shjesh, pelqyeshmerie, apo vleresimesh morale. Ne vitin 2013, qindra mijera shqiptare kane votuar qe Opozita e tyre zyrtare te jete PD. Ne si LDE e kemi zgjedhur vete te jemi ne Opozite me kete Shumice Qeverisese. Ne nuk jemi votuar ende. Dhe ne si LDE sot per sot kemi mundesi vetem te zgjedhim vete pozicionimin tone si Opozite me Shumicen Qeverisese, nderkohe qe shqiptaret me votat e tyre kane zgjedhur si Opozite Zyrtare PD. Ndaj edhe ne i drejtohemi me kete thirrje PD, ne respekt te votes e vullnetit te shqiptareve te cilet ia kane besuar PD rolin e Opozites zyrtare. PD ka rolin, numrat dhe fuqine per ta perbashkuar te gjithe energjine opozitare, kritike apo kundershtuese ndaj kesaj Shumice Qeverisese. Sa me pare te mblidhemi te gjithe bashke, te gjithe ne aktore e faktore politike opozitare dhe qytetare, aq me e vlere dhe e fuqishme do te jete mundesia jone per te ngirtur nje Hendek te Madh popullor per te ndalur Pakicen Plackitese Politike qe po na Qeveris. Edi Rama dhe qeverisja e tij jane kthyer ne rrezik serioz publik. Nje aksion i pakordinuar Opozitar e Qytetar, vetem i mundeson Edi Rames qe te beje marrshimin e tij zaptues mbi institucionet, lirite, demokracine dhe parate e te mirat tona publike e private. LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike, deshiron te rezistoje dhe eshte e gatshme per nje beteje pa kompromis ndaj Pakices Politike Plackitese ne Qeverisje.”
Ne mbyllje te mesazhit te tij Galdini thote: “Vini re, cfare palokuvend qe kemi. Them palokuvend sepse gjuha ka rene e para aty, me pas ra cdo kriter etik, e tashme ka rene perfundimisht edhe pjesemarrja dhe perfaqesimi. Politika shqiptare e sheh Kuvendin si kosheren ku Thumbojne njeri tjetrin per te bere secili mjalte ne shtepi te vete. Ky Kuvend nuk ka asnje lidhje me shqiptaret. U perket vetem partive dhe pakicave plackitese politike. Ky Kuvend duhet ndalur me shpejtesi. Nese nuk e bejme dot ne qytetaret kete Kuvend qe te jete yni, atehere pika qe sna bie se bujkerober te Agallareve te Partive do mbetemi ngahera. E ketu rol paresor ka Rezistenca e Kordinuar Opozitare dhe Qytetare.”