Galdini: Ose prangat në duart tona, ose Prengat jashtë Kuvendit
Lajme E Martë, 20 Prill 2021 04:14
Kryetari i LDE z. Arian Galdini, zhvilloi diten e sotme nje takim me banore te Laprakes ne Njesine Bashkiake nr 11.
“LDE po pervijohet cdo dite si nje Parti antisistem e cila synon te sfidoje klasen politike aktuale nepermjet nje mesazhi, permbajtjeje dhe organizimi krejt ndryshe. LDE drejtohet kryesisht nga te rinj e te reja, intelektuale dhe profesioniste te paperlyer dhe te paperfshire me administratat dhe pushtetet e ketyre 25 viteve.” – u tha Galdini banoreve te Laprakes.
Me tej ai vijoi duke thene se : “Shqiperia eshte ne udhekryq. Sot po shohim nje Pakice Politike Plackitese qe behet cdo dite e me arrogante. Ndersa Pakica e Qytetetareve qe Protestojne dhunohet, prangoset. Socialistet protestojne para PS sepse Partine ua ka rrembyer Edi Rama. Qytetaret protestojne per Parkun, sepse do tua rrembeje Erion Veliaj. Tregetaret protestojne para Bashkise, sepse djersen e tyre do tua shtetezoje Pakica Politike Plackitese. Ndersa pritet opinioni i Komisionit te Venecias per Reformen ne Drejtesi, Edi Rama rremben Kuvendin duke rikthyer Sherifin qe gjuan me kaish deputetet dhe me kobure qytetaret. A mund te vazhdohet me keshtu? Ne te lLDE jemi te vendosur qe te mos e pranojme kete realitet. Pakica Politike Plackitese duhet ndalur dhe zbuar nga Pushtetet dhe cdo lloj ndikimi ne shoqerine shqiptare. Nuk mund te lejohet me qe shteti te behet me pranga per qytetaret dhe me koncensione per plackitesit e politikes. Ne qytetaret duhet ta ndajme mendjen, ose te pranojme prangat ne duart tona, ose te largojme (Armando) Prengat nga pushtetet tona.”