Galdini: Panama Papers si Panama Pampers për politikën
Kryetari i LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike Arian Galdini ka bere nje deklarate per mediat ku kerkon nje vemendje te madhe publike lidhur me skandalin me te fundit te njohur si Panama Papers. “Bota e re ne te cilen po jetojme eshte nje bote ku sistemi vleror ka rene. Lidere autokrate te botes jodemokratike por edhe lidere te botes demokratike po ekspozohen qartazi ne kete skandal te ri ku shpirti i perfitimit i ka perfshire te gjithe ne makuteri te pashoqe.
Panama papers, eshte nje mundesi qe te kthehet per politikanet kudo ne bote por edhe per sipermaresit e tyre emerhuazues, ne nje Panama Pampers. E dime te gjithe qe vendi yne eshte i mbushur me biznesmene emerhuazues, te cilet qarkullojne e pastrojne para te politkaneve te koruptuar apo te grupeve kriminale vendase a rajonale.
Duhet te ndodhin te tilla ekspozime si skandali i Panama papers, qe kjo e vertete e perditshmerise sone te cilen te gjithe e dime dhe e perflasim, te na provohet edhe me letra, dokumenta, emra e llogari bankare konkrete. Sidoqofte, duhet te jemi shume te kujdesshem, qe Panama papers, te mos kthehet ne kete vendin tone te vogel ne nje alibi te tipit, se ja keshtu ndodh ne te gjithe boten dhe se korupsioni e felligshtia eshte normalitet ngado. Ne standartin tone shoqeror, politik dhe institucional ne nuk duhet ta pranojme kurresesi kete alibi e menyre te menduari dhe vepruari.
Ne duhet te ndertojme se bashku nje ndergjegjesim te larte shoqeror, politik dhe institucional per ti thene ndal korupsionit, per te kerkuar me ngulm transparence, llogaridhenie, pergjegjshmeri dhe drejtesi nga ata qe na qeverisin e perfaqesojne. U befte Panama papers, nje Panama Pampers per cdo politikan te koruptuar shqiptar e per cdo emerhuazues qe ata perdorin si biznesmen te suksesshem.”