Galdini: Rama nuk mund të bëjë edhe Reformën në Drejtësi edhe avokatin e Beqajt

Ne nje takim te zhvilluar sot ne Sallen Liria te Kinklubi i Qytetit Studenti, me aktiviste te LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike, Kryetari I kesaj Partie z. Arian Galdini, ka deklaruar se: ’25 vjet me pare, studentet u bene pishtari i ndezur qe ndricoi mendjen dhe cliroi shpirtin e cdo shqiptari. Ky pishtar lirie beri te mundur nisjen e udhetimit te shqiptareve drejt Europes dhe Europianizimit. Pikerisht ketu ne Qytetin Studenti nisi renia e diktatures komuniste dhe u hap sfida per demokratizim. Por studentet u tradhetuan. Shqiptaret u tradhetuan dhe ne keto 25 vite, Shtatorja qe ra ne 20 shkurt, u zevendesua me mure, mite dhe permendore te reja Udheheqesish Liberatore te tranformuar ne Sundimtare Plackites.’
Me tej Galdini iu drejtua pjesemarresve me nje thirrje per te qene te vemendshem mbi gjithcka po ndodh sot ne Shqiperi. ‘Pak dite me pare ne Shqiperi erdhi Sekretari Amerikan i Shtetit. Ardhja e tij konfirmon se 25 vite me pare, paten te drejte kur e udhehoqen Shqiperine drejt lirise dhe Euroatlantizmit. Por sot vendi yne eshte mare peng nga Sundimtaret Plackites qe na qeverisin. SHBA dhe BE jane besnike dhe qellim-mbare ndaj shqiptareve kur kerkojne qe ne Shqiperi te permbyllet sa me pare Reforma ne Drejtesi. Ama, Kryeministri Edi Rama me qendrimin dhe veprimet e tij duket haptazi si nje kundershtar i vendosur i nje Refome rrenjesore dhe thelbesore ne drejtesi sikurse e kerkojne SHBA, BE dhe qytetaret shqiptare. Edi Rama nuk mund te jete njekohesisht edhe kryereformatori i drejtesise, edhe Avokati i Ilir Beqajt. Keto dy shtigje jane krejt te kunderta dhe te paperputhshme. Reforma ne Drejtesi synon perforcimin e luftes kunder korupsionit dhe ndeshkueshmerine e te koruptuarve me Ofiqe te larta shteterore. Ndersa ne cdo dite degjojme Edi Ramen qe sa here flet ai apo tellallet e tij, ben Avokatine e Ilir Beqajt. Avokati i Korupsionit te Ilir Beqajt nuk mund te jete njeriu i Reformes ne Drejtesi per te luftuar korupsionin.’

SHKARKO APP