Galdini: Reforma në Drejtësi është për shqiptarët vetëm nëse është Amerikane
Lajme E Martë, 20 Prill 2021 13:14
Kryetari i LDE Arian Galdini ka deklaruar sot mbasdite se partia e drejtuar prej tij e konsideron Reformen ne Drejtesi te vlefshme per shqiptaret vetem nese behet sipas parimeve dhe frymes se sjelle dhe garantuar nga SHBA.
“LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike, pershendet rifillimin e bashkepunimit mes paleve politike ne Shqiperi per Reformen ne Drejtesi. Besojme se e vetmja menyre qe vendi yne te shkeputet njehere e mire nga pakicat politike plackitese, nga te koruptuarit dhe krimi i perfaqesuar apo infiltruar ne politike, institucione, apo parti eshte pikerisht realizimi i Reformes ne Drejtesi sipas frymes dhe germes te pergatitur nga partneri yne me i madh e me i rendesishem Shtetet e Bashkuara te Amerikes. LDE mbeshtet fort qendrimin e Ambasadorit Amerikan Donald Lu per nje Byro Kombetare te Hetimit nen nje varesi as nga Prokuroria e as nga Policia e Shtetit. Duke qene se SHBA garanton dhe mer persiper kaq seriozisht e drejtperdrejte politikisht, institucionalisht, teknologjikisht dhe financiarisht ngritjen e nje Byroje te Hetimit sipas modelit te FBI Amerikane, atehere ne duhet vetem ta mirepresim dhe mbeshtesim. Shqiperia dhe shqiptaret kane nevoje per nje Reforme dhe pervoje rrenjesisht te re dhe te garantuar nga SHBA dhe BE ae ne te kemi rezultate te qarta, te dukshme dhe te sigurta ne luften kunder korupsionit dhd krimit ne politike, institucione dhe parti. Te bejme cmos per ti mirebesuar e ndjekur Partneret tane amerikane ne kete sfide ku ata kane dale garante per te miren e Shqiperise dhe shqiptareve.”