Galdini: Të rithemelojmë demokracinë
Lajme E Martë, 20 Prill 2021 08:57
Partia me e re e krijuar se fundmi ne Shqiperi e drejtuar nga z. Arian Galdini, mberriti edhe ne qytetin e Elbasanit. Nje grup intelektualesh te rinj u bene nismetare te krijimit te deges se LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike per qytetin e Elbasanit.
“Ka ardhur koha qe ne Shqiperi te gjithe ne te miret dhe te merituarit e ketij vendi te behemi bashke ne nje beselidhje per te rithemeluar demokracine”, – deklaroi Kryetari i LDE Galdini.”
Me tej Galdini vazhdoi: “Ne dhjetorin e vitit 1990, studentet dhe shqiptaret u ngriten per te kerkuar liri, demokraci dhe nje Shqiperi si e gjithe Europa. Por ajo cka ndodhi ne keto 25 vite ka qene nje prapakthim i vrazhde. Lirine na e rrethuan duke na vrare perfaqesimin, demokracine na e bjerren duke na mbytur zgjedhjet, Shqiperine Europiane na e larguan duke na mjelle krimin dhe mjerimin.
Sot krimi dhe bandat jane ne Kuvend e Institucione, Partite Politike nuk e kane e as e lejojne me demokracine e brendshme, ekonomia po shkon cdo dite e me poshte. Varferia, skamja, frika, mosbesimi, mungesa e shpreses po e degedisin qytetarin shqiptar ose ne qoshete e ankimimit e jermit, ose ne kerkim azili neper bote. Ndaj ne sot jemi bere bashke ne kete Parti te re, qe te rithemelojme demokracine. Nuk mund te lejojme me qe banditet ne Kuvend, Autokratet neper Parti, dhe te trysnuarit neper biznese te na mbajne peng e te na terheqin zvarre ne zgrip te nje deshtimi te madh si Shtet. Ndaj edhe LDE kerkon papushim ngado qe shkon, qe Shqiperia te shkoje sa me pare drejt Zgjedhjeve te Parakohshme per te ribere kontraten politike, qeverisese dhe sociale me qytetaret shqiptare. Zgjedhjet e parakohshme jane nje nga mundesite qe ka shoqeria per ti dhene udhe rithemelimit te demokracise.”
Kryetar i LDE per degen e Elbasanit u zgjodh ekonomisti Erion Kondi.