Gara për nënkryetar të PD-së, Berisha lexon emrat e kandidatëve

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, prezantoi gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar emrat e propozuar për postet e nënkryetarëve të partisë, në kuadër të procesit të zgjedhjes së strukturave të reja drejtuese të selisë blu.

Berisha bëri të ditur se në garë për tre pozicionet e nënkryetarëve janë: Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Jonatan Pano, Nikola Këdhi, Besa Manaj dhe Erisa Bajaziti. Votimi për drejtuesit e rinj të PD-së po zhvillohet në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, organi më i lartë vendimmarrës i partisë mes dy kuvendeve.

Këto janë kandidaturat për nënkryetarë të Partisë Demokratike, dhe nga këta të gjashtë do të zgjidhen tre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?