Gara për Tiranën, Agron Shehaj jep mbështetjen. Florjan Binaj kandidat i gjithë spektrit të opozitës

Kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj ka deklaruar për Top Channel se do ta mbështesë kandidaturën e Florjan Binaj për bashkinë e Tiranës, si emër të të gjithë opozitës.

Ai tha se edhe pse është i zhgënjyer nga mënyra sesi PD shpalli emrin pa negociuar më parë me aleatët, mbështetja ndaj tij do të jetë edhe nga Mundësia pasi plotëson kriteret si një figurë jopolitike.

“Hapëm një negociatë me PD dhe opozitën, kërkuam që kandidati të ishte jashtë politikës. Jemi të zhgënjyer nga mënyra si PD u soll me këto negociata duke shpallur emrin pa u konsultuar, por ne do ta mbështesim politikisht sepse nuk mund të dalim kundër parimit tonë. Ai është jashtë politikës, i përmbush kriteret dhe nuk mund të dalim jashtë kriterit tonë pavarësisht sjelljes së PD”,-tha Shehaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?