Gara për Tiranën, Alimehmeti: Binaj ka aleat njerëzit

Këshilltari demokrat në Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti teksa flet për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës që deri më tani janë pezulluar, ka bërë një krahasim mes dy kandidatëve kryesorë, Florian Binaj dhe Ogerta Manastirliun.

Alimehmeti u shpreh se Binaj ka aleatë njerëzit e thjeshtë, teksa Manastirliu “që hyn e del në SPAK”, ka krah saj të njëjtët njerëz si ajo që po ashtu kanë probleme me drejtësinë.

”Binaj ka aleat njerëzit, ndërkohë që një kandidate që hyn e del nga SPAK ka në krah njerëz që hyjnë e dalin në SPAK. Ata do mbështesin njerëzit e tyre. Do i dalë koka dhe këtyre. Kishte ç’kishte Erion Veliaj, pa u bërë kryetar bashkie nuk kishte probleme me drejtësinë. Ndërsa këta pa u bërë fare, ne kemi kandidate një zonjë që ka probleme me drejtësinë kaq”, tha Alimehmeti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?