Gara për Tiranën në Kuvend, Këlliçi-Ballës: Një pjesë e mirë e grupit të PS do ta votojnë Florian Binajn

Gara dhe kandidatët për bashkinë e Tiranës, u diskutuan edhe në Kuvend. Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi i është përgjigjur kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Ky i fundit iu drejtua demokratit Belind Këlliçi duke i thënë se përse nuk pranon kandidati Binaj të dalë në publik me kreun e PD ose me përfaqësues të tjerë të opozitës. Këlliçi u përgjigj duke thënë se sondazhi për Tiranën i publikuar dy ditë më parë ka dhënë efekte, ndërsa tha se ”Një pjesë e mirë e grupit që PS do të votojë për Florjan Binaj”.

Taulant Balla: O Belind, Tirana voton Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, dhe Ogerta Manastirliu është njeriu i duhur në kohën e duhur për të shëruar edhe disa probleme të tjera që ka Tirana. Ndërkohë që ju jeni aq të paaftë, sa në vend që të dilte njëri prej jush si kandidat, s’ua mbajti, dhe në fund e di si do të thoni: “Po futëm këtë, prandaj humbëm kaq thellë, se po të kishte dalë ndonjëri nga ne, do humbnim pak më pak.” Me këtë e keni thjeshtë. Sepse morët Zarin e Zenit te “Piranjat” dhe e bëtë kukullën e Saliut për në Tiranë. Kujtoni ju se Tirana s’e njeh “Zarin” e Zenit? Ja, do ta shihni kur të votojë Tirana.

Belind Këlliçi: Duke qenë se u përmend një foto, i them zotit Balla ta bëjë publike. Ai sondazh që ka dalë para dy ditësh për Tiranën i paska dhënë efektet që u bë temë diskutimi kandidati i shkëlqyer që ka vendosur opozita ta mbështesë. Ju që flisni për intimidimin e drejtësisë keni dhënë shembulli në datë 12 shkurt të këtij viti. Një pjesë e mirë e grupit të PS do votojnë për Binajn. Braçe do jesh një nga votuesit e heshtur se je nga ata që flet për problemet e Tiranës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?