Gara për Tiranën, Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido se do digjesh, kryetar grupi të ishte Këlliçi
Gazetari Roland Qafoku ka kritika të forta në drejtim të opozitës, duke diskutuar me demokratin Ilir Alimehmeti. Për të në PD vijojnë të emërohen në poste drejtuese njerëz që nuk e meritojnë dhe për këtë arsye ai i kërkoi mjekut Alimehmeti që të mos kandidojë për bashkinë e Tiranës pasi do të digjej si figurë.
“Mua më shqetëson që nuk kemi një alternativë që ta thyejë. Kemi 12 vjet që flasim për qeverinë. Si do fitojë PD. Çfarë lexoi PD me Gazment Bardhin. Ai është i pavotuar dhe është kryetar grupi se tha doktori. Nuk mbaj anë.
Nëse shpall kandidaturën për kryetar bashkie do humbasësh, do digjesh si politikan. Unë të dua shumë doktor si politikan, do të votoja. Po si do votoj në kuptimin moral, të do masa e Tiranës. Po e sheh cfarë bëhet atje, u zgjodh një njeri i pavotuar, dhe ti do plasësh. Në PD kështu ndodh.
Më mirë të ishte kryetar grupi Belind Këlliçi, por është më i votuari. Nuk keni alternativë doktor dhe Rama bën çfarë t’i dojë qejfi”.
KOHA JONË SONDAZH

