Gazeta “Kathimerini”: 700 mijë grekë pushime në Rivierën Shqiptare

Turistët grekë po e zgjedhin gjithnjë e më shumë Shqipërinë si destinacion pushimesh, duke e vlerësuar për çmimet e përballueshme, natyrën e bukur dhe mikpritjen tradicionale shqiptare.

Gazeta greke Kathimerini shkruan se Riviera Shqiptare dhe qytetet kryesore turistike ofrojnë hotele cilësore, restorante për çdo shije dhe standarde të ngjashme me ato greke. Veçanërisht Tirana po tërheq vëmendjen e vizitorëve për zhvillimin e shpejtë urban, pastërtinë dhe sigurinë, ndërsa plazhet e Durrësit krahasohen me ato të Halkidikisë.

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm gjatë vitit 2024 Shqipërinë e kanë vizituar rreth 700 mijë turistë nga Greqia – një shifër që dëshmon rritjen e interesit dhe e bën vendin tonë një konkurrent serioz për destinacionet turistike greke.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vizitorët grekë shprehen se Shqipëria, nga një vend dikur i panjohur, tashmë është kthyer në një alternativë moderne dhe më ekonomike për pushime. Ata veçojnë mikpritjen, rendin në plazhe, si dhe ofertat e larmishme turistike nga Tirana tek qytetet historike si Gjirokastra e Berati, duke e konsideruar vendin një destinacion që ia vlen të zbulohet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?