FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shtypi i shkruar ndërpret botimin

I paralajmëruar prej ditësh në faqet e gazetës, sot COVID-19 është një fakt edhe në Shqipëri. Do të ishte jo fort e arsyeshme nga ne, t’ju kërkonim të dilnit nga shtëpia të blinit gazetën gjatë këtyre ditëve.

Do të ishte aventurë shumë e rrezikshme nga ju, të nderuar lexues, të dilnit nga shtëpia për të blerë gazetën.

Ndaj sot, pas një debati të gjatë, mes shembjes së një tradite të botimit ditor të shtypit të shkruar dhe rrezikut potencial ndaj lexuesve tanë, vendosëm të ndalojmë hedhjen në treg të gazetës “Panorama” dhe “Panorama Sport”, deri në mbarimin e gjendjes së jashtëzakonshme të shtetrrethimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të gjithë lexuesit tanë mund të na ndjekin lajmet tona, duke klikuar në webin tonë www.Panorama.al dhe Panoramasport.al
Ashtu siç e kishim parashikuar, virusi del nga kontrolli, nëse ne nuk marrim masa ekstreme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ju falënderojmë, dhe me shpresë të madhe, do shihemi shumë shpejt.
Panorama.com.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?