Gazetari, Ramës: Sandri e Irfani duan vendin tuaj, ju doni të bëheni pronar mediash

Çim Peka: Ta thashë dhe pak më para, para se të fillonim emisionin, unë e kuptoj që Frangaj, Irfani, Ylli vdesin të bëhen kryeministër, por që kryeministër që vdes të bëhet pronar mediesh vetëm juve ju kam parë, sepse keni hapur edhe ERTV. Në këtë aspekt kur e urreni kaq shumë kazanin mediatik, pse po bëheni pjesë e tij zoti Rama?

Edi Rama: Pse erdha këtu sot?

Çim Peka: Jo ERTV-ja, se këtu keni ardhur si kryeministër jo si pronar mediesh.

Edi Rama: Unë nuk jam pronar mediash, unë kam një ekran transparent i cili transmeton LIVE i cii informon qytetarët për aktivitetin tim si kryeministër.

Çim Peka: Mirë e bëni.

Edi Rama: Çfarë problemi ka, ju mos u bëni xheloz për ERTV-në.

Çim Peka: Jo nuk bëhemi xhelozë.

Edi Rama: Edhe pse shumë shpejt do të jetë një konkurrente shumë e fuqishme në treg, por akoma nuk kam pranuar reklama.

Çim Peka: Këtë o e shikojmë pas zgjedhjeve. Zoti rama A është e vërtetë që në darkën e majtit të 2012-s i keni thënë zotit Meta, që gabimin e 2008-s nuk e bëj më kurrë me ty, dhe në fakt të njëjtën gjë bëtë dhe në 2017-n.

Edi Rama: Nuk është kështu.

Çim Peka: Madje kazani mediatik, apo analistët kryesorë me të cilët ju jeni kryeministri me të cilët keni kaluar më shumë kohë në këto 27 vjet të paktën tu njohin një meritë, që nëse ka një talent Edi Rama është për t’ia fut Ilir Metës, i cili ua ka fut të gjithëve. Si ka mundësi që këtë njeri sa herë keni tentuar ta eliminoni politikisht.

Edi Rama: Mos na e u nivelin.

SHKARKO APP