Gazetaria investigative nga hulumtimi i BIRN te videot e pornos
Kur dikush përmend frazën ‘gazetari investigative’, ju vjen në mendje BIRN apo një gazetë e papërgjegjshme? Për përplasjen mes BIRN dhe qeverisë së Serbisë
Nga Branko Cecen
BIRN ka bërë shumë për të rritur shpeshtësinë e përdorimit ‘gazetari investigative’ në media, në rrjetet sociale dhe kudo – por jo aq sa ka bërë kryeministri serb me fjalitë fytese dhe arrogante. Së pari, çfarë është gazetaria investigative? Ka dy lloje përkufizimesh, demonstrative dhe në kontekst. Përkufizimet demonstrative janë ato janë ato që marrin një term dhe më pas e zgjerojnë qarkun në terma të ngjashëm. Një lopë është së pari një kafshë, më pas një gjitar, një bimëngrënëse dhe kështu me radhë. Një përcaktim në kontekst është kur një fëmijë pyet ‘Çfarë është një lopë?’ dhe dikush e çon në fshat, gjen një lopë dhe i vë gishtin duke thënë: ‘Kjo’. Në kakofoninë e jehonave të akuzave të kryeministrit, absolutisht askush nuk hodhi poshtë një fakt të vetëm të historisë së BIRN. Kjo nuk është e thjeshtë të bëhet sepse – për secilin prej tyre – BIRN ka publikuar gjithashtu një dokument në PDF që mund ta klikosh. Ai hapet dhe atje ka fakte nga vetë institucionet shtetërore. Nëse do të merrnim një fëmijë imagjinar dhe do t’i tregonim gazetarinë investigative, do të ishim shumë me fat në Serbi sepse kemi Brankica Stanković. Do t’i tregonim fëmijës një TV, do të shfaqnim një nga seritë e ‘Insider’ dhe do thoshim: ‘Kjo’. Mund t’i tregonim gjithashtu, për shembull, historinë investigative të titulluar “Duke pompuar gropën e thellë dhe buxhetin” nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative. Megjithatë, për konsumatorët më të vjetër të informacionit të plotë do të na duhej të ofronim një përkufizim demonstrativ. Këtu hasim me një pengesë. Gazetaria nuk është një disiplinë shkencore apo filozofike. Është më tepër një profesion me një funksion të rëndësishëm social dhe me përgjegjësi. Ndryshon vazhdimisht dhe varion në kohë në një masë të madhe nga një mjedis në tjetrin, nga një qytet në tjetrin dhe nga një vend në një tjetër.
Në Francë, është shumë e pranueshme për një gazetar me ambicie investigative të përfshijë komente politike në një histori që ai/ajo ka punuar, së bashku me provat dhe faktet. Në pothuajse të gjitha demokracitë e tjera të zhvilluara me një media të pjekur, komentet dhe faktet janë të ndara fizikish. Të parat bëhen të qarta për të shmangur konfuzionin.
Pra, mediat e prirura ndaj ideve politike më liberale raportojnë në një ngjarje në të njëjtën mënyrë si konservativet, por komentet e vendosura në një hapësirë tjetër do të anojnë nga njëra anë ose nga tjetra. Ideja është të lejohen lexuesit të formojnë opinionet e tyre bazuar në fakte ose nëse duan opinionin e dikujt, të kërkojnë për një koment.
Gjithashtu nëse ‘një burim me të cilin kryeredaktori ka punuar për dy vjet dhe që nuk e ka mashtruar kurrë’ të jep një video pornografike të një presidenteje të sapozgjedhur të vendit fqinj – nga ku varet hyrja në Bashkimin Europian e vendit tënd – dhe nëse, pas peshimit të situatës, ti kalon dy ose tre ditë duke kontrolluar vërtetësinë e videos dhe më pas e vë në faqen e parë të gazetës tënde, ti nuk je një gazetar investigativ.
Përpjekjet për të përkufizuar gazetarinë investigative janë gjithnjë të ndjeshme dhe kanë perspektiva të pasigurta të suksesit. Ende, disa provohen si më mira dhe më rezistente ndaj ndryshimi se të tjerat. David Kaplan, tani drejtor i Rrjetit Global të Gazetarisë Investigative, dikur një gazetar investigativ dhe redaktor, në librin e tij ‘Gazetaria investigative globale: strategjitë për mbështetje’, thotë se përkufizimet variojnë. Megjithatë ka një marrëveshje të gjerë me elementët kryesor të saj: ‘gazetari dhe hulumtim sistematik, i thellë dhe origjinal, që shpesh përfshin zbulimin e sekreteve’. Në rrethanat tona, është e lehtë të arrish në përfundimin se ‘“Duke pompuar gropën e thellë dhe buxhetin” shkon në thellësi të procesit të pompimit të ujit nga fatkeqësia më e shtrenjtë e përmbytjeve – një burim i përqindjes së lartë të energjisë elektrike të Serbisë – gropa e hapur e minierës Tamnava të qymyrit. Është e pamundur ta bësh këtë në ndonjë mënyrë tjetër veç sistematikës. BIRN iu afrua të gjithë burimeve të rëndësishme, të cilët zgjodhën të gjithë të heshtin pavarësish përgjegjësisë së tyre, si oficerë shteti/publik për t’iu përgjigjur pyetjeve rreth shpenzimeve të shtetit, fundja, parave publike. Edhe Banka Botërore, që ka rregulla të cilat të detyrueshme për këtë lloj qasje të informacionit publik, vendosi të mos i përgjigjet pyetjeve shumë të sakta të BIRN.
Mediat serbe ndenjën të heshtura në të gjithën këtë, edhe kur BIRN publikoi historinë e vet. Kjo është thuajse e pabesueshme sepse një media e lirë duhet të lëvizë nga zbulime të tilla dhe, në emër të njerëzve, duhet t’i mbysë organet shtetërore me mijëra pyetje. Që nuk vepruan kështu, ka të bëjë me patologjinë vendase të medias. Duke mos bërë punën e vet, media serbe vetëm theksoi faktin se investigimi i BIRN-it ishte plotësisht origjinal. Një sekret i madh ishte ekspozuar. Ata që vendosën të bëjnë një tender për të cilin nuk kishte nevojë, që deshi muaj – si rezultat të të cilit humbën një milionë euro në ditë ndërsa gropa ishte e përmbytur – nuk donin që kjo të dihej. Gjithashtu ata që fituan tenderin nuk kanë asnjë eksperiencë të rëndësishme, gjë që ishte një nga kërkesat për pjesëmarrje – dhe kështu me radhë.
Historia e BIRN-it, si pasojë, i përshtatet përkufizimit të Kaplanit. Megjithatë, çfarë është ndoshta më interesante është mënyra në të cilën organizata më e vjetër në botë e gazetarisë investigative, IRE, Gazetarët dhe Redaktorët Investigativ, u përpoqën të arrijnë në një përkufizim. Organizata angazhoi anëtarët dhe lidhjet e saj për të pyetur qindra gazetarë dhe redaktorë se si e përkufizonin ata gazetarinë investigative. Duke lidhur qindra përgjigjet, ata gjetën tre elementë të përbashkët: 1. Gazetaria investigative përqendrohet në çështje të rëndësishme. Kjo do të thotë se një aksident me makinë me disa viktima është shumë i rëndësishëm për njerëzit e lidhur me të, por jo për të gjithë shoqërinë. Megjithatë, nëse aksidenti do të ndodhte në një pjesë të rrugës ku ndodhin shumë aksidente, atëherë kjo është e rëndësishme për një numër të madh të njerëzve dhe plotëson një temë legjitime për median.
Nuk është domosdoshmërisht një çështje për gazetarët investigativë. Megjithatë, nëse aksidentet ndodhin si pasojë e cilësisë së ulët të ndërtimit të rrugës, ose të sjelljes së papërgjegjshme të një kompanie, apo prej korrupsionit në ministrinë e transportit, që po pret që kompania e xhaxhait të dikujt të mbledhë fuqitë për të fituar një tender për rishikimin e rrugës ndërsa njerëzit po vriten – kjo është një çështje e gazetarisë investigative.
- Gazetaria investigative zbulon diçka që është e panjohur, shpesh e fshehur nga dikush.
Kjo është njëlloj si përkufizimi i Kaplanit. Do të shtonim që kjo është e rëndësishme për gazetarët investigativë sepse ata zakonisht punojnë në një histori për muaj ose vite, ndaj do të ishte e pavend që të mos ishte ekskluzive sepse do ta zvogëlonte arsyen e sakrifikimit të një pjesë të madhe të karrierës. Në vendin tonë, do të thotë ta eksplozosh veten ndaj kritikave nga mediat e tjera pranë qeverisë dhe ndonjëherë fatkeqësisht, ndaj rrezikut, për hir të diçkaje që gjithkush tashmë e di. BIRN nuk e përfshiu Bankën Botërore në kërkimin e vet sepse, në kohën e tenderit, ende nuk kishte firmosur marrëveshjen e financimit të tharjes dhe sepse kur iu drejtua BIRN-i, BB e distancoi veten nga çdo gjë dhe ia referoi hetimet EPS – dhe sepse pjesëmarrjen e mëvonshme publiku e dinte tashmë. Përse Banka Botërore vendosi pastaj nëpërmjet zëdhënësit të vet në Serbi ta lidhë të gjithë këtë histori dyshimi dhe rreziku me një institucion dhe të respektuar, kjo është diçka që vetëm drejtuesit e BB dhe zëdhënësi i tyre e di.
- Gazetarët investigativë i gjejnë zbulimet dhe provat vetë. Në fjalë të tjerë nëse, le të themi, ‘një burim me të cilin kryeredaktori ka punuar për dy vjet dhe që nuk e ka mashtruar kurrë’ të jep një video pornografike të një presidenteje të sapozgjedhur të vendit fqinj – nga ku varet hyrja në Bashkimin Europian e vendit tënd – dhe nëse, pas peshimit të situatës, ti kalon dy ose tre ditë duke kontrolluar vërtetësinë e videos dhe më pas e vë në faqen e parë të gazetës tënde, ti nuk je një gazetar investigativ. Ti nuk arrite vetë në zbulimet e tua, ti nuk i provove ato vetë (në këtë rast nuk i provove fare) dhe ti nuk u njohe me problemin shoqëror që kërkon muaj punë për të mbledhur prova, fakte nga burime zyrtare në një kontekst të duhur për të mund të dokumentuar procesin. Ti gjithashtu nuk pyete veten ‘përse këta njerëz po na japin diçka që mund të prishë marrëdhëniet midis dy vendeve dhe mund të shkatërrojë karrierën dhe jetën e dikujt?’ në vend të kësaj, ti publikove diçka, brenda disa orëve, me ndihmën e një e një kërkimi relativisht të lehtë, përdoruesit e rrjeteve sociale e cilësuan si gabim. Nëse bërë kështu, atëherë nuk je gazetar investigativ. Gjithashtu dështove të nderosh standardet profesionale bazë për çdo lloj gazetarie, që gazetarët investigativë respektojnë me rigorozitet – që sapo historia të publikohet dikush të mos i gjejë vrima diçkaje për të cilën ke punuar për muaj dhe që do të shkatërronte karrierën e autorit, si dhe do të dilte e metë dhe e turpshme. Një gazetar investigativ do të bënte ekzaktësisht të kundërtën e asaj që bëri gazeta jonë. Do të bëje çfarë bëri BIRN. Duke filluar nga informacioni fillestar se diçka nuk shkon me tenderin e tharjes së gropave – ose duke kryer kontrolle rutinë në tenderët e ndryshëm, që është diçka që gazetarët duhet ta bëjnë kur bëhet fjalë për miliona euro, fillon me një proces disamujor të kërkimit të dokumenteve zyrtare nga shteti. Më pas ia jep ato ekspertëve neutralë që t’i interpretojnë, kontrollon çdo gjë pesë herë dhe vepron kështu derisa faktet të formojnë një histori që provohet përtej dyshimit dhe që mund të mbrohet në gjykatë. Siç u tha më herët, në kakofoninë e jehonës së akuzave të kryeministrit, absolutisht askush nuk hodhi poshtë asnjë fakt nga historia e BIRN-it. Sigurisht, çështja e presidentes në shtetin fqinj dhe filmi i saj porno nuk i investiguan fare. Nuk i shqetëson njerëzit që gazetarët përfaqësojnë, ose jetët e tyre, dhe nuk është e rëndësishme. Këto, atëherë, janë elementet bazë të gazetarisë investigative. Një qasje në thellësi e zbulimit të dikujt dhe gjetja e fakteve të rëndësishëm për shoqërinë, të cilat janë të panjohura ose që dikush po i fsheh. Herën tjetër që dëgjoni dikë të përmendë gazetarinë investigative, pyeteni veten nëse do mendoni për BIRN-in apo për një gazetë të papërgjegjshme që tradhton besimin e njerëzve.
* Ky artikull u botua fillimisht në Cenzolovka/ Reporter.al