Gazmend Oketa: Basha bëri pazar personal me Ramën.

Kandidati për deputet i Frymës së Re Demokratike në Qarkun e Tiranës, Gazmend Oketa, ka komentuar përjashtimin e politikanëve të vjetër të PD nga lista e deputetëve.

I ftuar në emisionin “Versus” të Artur Nurës në Report Tv, Oketa u shpreh se ky veprim ishte në kundërshim me statutin e Partisë Demokratike.

“Ndryshimet ishin joligjore. Është e papranueshme që një figurë politike si Jozefina Topalli të marrë vesh nga mediat se nuk do të jetë pjesë e garës politike. Ky është fundi i një subjekti politik. Një forcë e tillë nuk mund të garantojë zbatim ligji”, tha Oketa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai foli gjithashtu edhe për marrëveshjen ndërmjet kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së Lulzim Basha, duke e cilësuar si një marrëveshje të fshehtë dhe një marrëveshje jo të mirëfilltë partiake.

Swiss Digital Mobile Reklama

Oketa tha gjithashtu se FRD synon në këto zgjedhje një rezultat ndryshe nga ai i 2013-ës, megjithëse në Tiranë humbi mandatin e deputetit për pak vota.

“Në zgjedhjet e 2013-ës nuk u penalizuam vetëm se dolëm vetëm, por edhe sepse një numër i votave u tjetërsuan dhe Kodi Zgjedhor është jo korrekt. Opozita dhe maxhoranca kishin gjithë kohën në ndërtimin e një Kodi Zgjedhor që votat të mos kontestohen. Zgjedhjet e 2017-ës ka një veçori tjetër për shkak të një marrëveshje të fshehtë. Nuk kishim një marrëveshje të mirëfilltë partiake. Kemi një marrëveshje mes dy individëve për të shtyrë datën e zgjedhje”, tha ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?