Gazment Bardhi fton qytetarët në protestë: Më të vendosur për ta çliruar Shqipërinë nga korrupsioni

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka bërë thirrje për pjesëmarrje të qytetarëve në protestën që pritet të zhvillohet në orën 18:00. Teksa ka postuar një video, Bardhi shkruan se është koha që qytetarët duhet të jenë edhe më të vendosur për ta çliruar Shqipërinë nga korrupsioni i qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

”Kur Kryeministri shpall luftën ndaj korrupsionit si rrezik, është koha që qytetarët duhet të jenë edhe më të vendosur për ta çliruar Shqipërinë nga korrupsioni i Edi Ramës.

Sot, në orën 18:00, është momenti për të treguar me vendosmëri të gjithë bashkë, se korrupsioni i Edi Ramës është rrezik dhe se largimi i tij është zgjidhja e vetme që Shqipëria të marrë frymë lirisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bëhemi bashkë sot në orën 18:00 në protestën kombëtare para Kryeministrisë. Beteja kundër korrupsionit i rrezikon pushtetin e Edi Ramës, por çliron ekonomimë dhe rrit mirëqenien e qytetarëve”,-shkruan Bardhi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?