FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjendja në Iran, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mblidhet në një senacë të jashtëzakonshme

Iran

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një seancë urgjente, pasi Amerika dhe Izraeli nisën sulme ajrore ndaj Iranit. Seanca e jashtëzakonshme u kërkua nga misionet e përhershme të Francës, Bahreinit, Kinës, Rusisë dhe Kolumbisë, sipas një deklarate nga misioni i përhershëm i Rusisë në OKB.

Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara nisën një sulm ndaj Iranit këtë të shtunë në atë që e cilësuan si sulm parandalues. Mediat izraelite raportojnë se lideri suprem i Iranit Ajatollah Ali Khamenei mund të jetë vrarë, një informacion ky ende i pakonfirmuar zyrtarisht. Ministri i Jashtëm i Iranit thotë se lideri është gjallë.

Objektivat e sulmeve amerikane në Iran përfshinin parlamentin, presidencën, Këshillin Suprem të Sigurisë Kombëtare, Ministrinë e Inteligjencës, Organizatën e Energjisë Atomike të Iranit dhe, më e rëndësishmja, kompleksin e Udhëheqësit Suprem Ajatollah Ali Khamenei. Kjo u raportua nga transmetuesi amerikan Fox News, duke cituar një listë objektivash të atribuuara sulmeve amerikane.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?