Gazpromi mjet presioni në duart e Moskës
Gazpromi po ia kthen shpinën BE-së, dhe Rusia ka nisur me ndërtimin e një gazsjellësi me Greqinë. Kjo nuk është një kundërthënie, por pjesë e strategjisë gjeopolitike.
Gazpromi do ta reduktojë aktivitetin në Europë. Në këtë mënyrë koncerni heq dorë nga përpjekjet për kontrollin e tregut. Gazpromi po i shet aksionet nga sipërmarrjet për furnizim. Ndërkohë që planet për ndërtimin e centraleve janë futur në sirtarë. BE-në monopolin e këtij koncerni gjithmonë e ka pasur halë në sy. Komisioni i BE ka nisur proceset kundër Gazpromit, për shkak të monopolit. Koncerni nga ana tjetër, nuk ka qenë kurrë i gatshëm t'u përmbahet rregullave antimonopoliste të BE. Ndaj pritej tërheqja e pjesshme e Gazpromit nga tregu i BE-së: gazi do të vduhej azhdonte të dfurnizohej edhe më tej. Sikur të mos kishte kontradikta ekonomike dhe momsarrëveshje politike.
Jo vetëm vendime ekonomike
Evropa është për shefat e Gazpromit një burim zemërimesh, Azia në anën tjetër vlerësohet si rajon i së ardhmes. Me Kinën koncerni ka nënshkruar një marrëveshje për furnizim afatgjatë. Për këto marrëveshje për Gazpromin janë më të pavolitshme, ndërsa për konsumatorët kinezë janë me kushte më të mira. Gazpromi po ndjek jo vetëm arsyen ekonomike, por është shndërruar gjithnjë e më shumë si një mjet politik në duart e Kremlinit. Një vegël e Vladimir Putinit, i cili e përdor atë si armë.
Rusia dhe Ukraina kanë pasur një luftë rreth pagesave të llogarive në janar të vitit 2009. Si pasojë Gazpromi e ka ndalëuar kalimin e gazsjellësit drejt Evropës Juglindore, ku mbulonte një të tetën e nevojave. Qindra mijëra evropianë presin më kot prej tubacioneve zbrazëta.
Qysh atëherë, BE po përpiqet ta shmangë dominncën e Gazpromit. Janë kërkuar dhe po kërkohen edhe oferta të tjera për gaz, kërkohen edhe teknika të reja për të mbuluar nevojat. Një rol vendimtar ka luajtur në fillim projekti rus i planifikuar përmes Evropës Juglindore.
Projekti konkurrues i Rusisë, "South Stream", ka ndryshuar papritur. Ndërsa tani Gazpromi do të ketë një projekt të ri: "Turkish Stream", i cili kalon nëpër kufijtë e Greqisë. Prej atje duhet të mbulojë Ballkanin Perëndimor dhe Hungarinë. Projekti i shtrenjtë nuk përputhet fare me strategjinë aziatike. Por është një projekt gjeopolitik, sepse Putini synon që përmes gazit të shtojë influencën politike në vendet të cilat janë kandidatë jo tepër të bindur për antarsëimin në BE.
Gjermania dhe rruga e saj
Evropa është armatosur me një union energjetik, i cili duhet të'indryshojë raportet e fuqisë mes koncetnit rus dhe 28 vendeve të BE. Gjermania është skeptike ndaj këtij unioni, për shkaqe ekonomike, siç thuhet në Berlin. Gjermanët kanë raporte të veçanta me Gazpromin dhe kanj një gazsjellës të veçantë "Nord-Stream", që kalon përmes Detit Baltik.
Shefi i Gazpromit, Miller ka bërë të ditur në Berlin se do të negociojë me BE për një çmim të njëjtë. Por me siguri jo me çmimin më të volitshëm. Gazpromi ka frikë nga një union evropian për energji. Ndaj po përpiqet të nisë projekte të reja.