Gazsjellësi TAP, po ndryshohen aksionerët

Kompania shtetërore energjetike e Malajzisë është duke negociuar me kompaninë norvegjeze 'Statoil' për blerjen e aksioneve, që kjo e fundit ka në gazsjellësin TAP, i cili do të sjellë gaz nga pellgu i Kaspikut në Evropë.

Kështu, 'Petronas' e Malajzisë thuhet se mund të blejë 20% të aksioneve që kompania më e madhe norvegjeze e energjisë (Statoil) kishte në këtë projekt.

Sipas agjencisë ekonomike të lajmeve “Bloomberg” nuk ka ende asnjë vendim përfundimtar pasi blerja e aksioneve është në fazën e negocimit. Burimet e agjencisë thonë se, 'Statoil' mund të shesë më shumë se 15.5% të aksioneve në fushën e gazit Shah Deniz në Azerbajxhan për Petronas në rreth 2.25 miliardë dollarë gjatë muajit tetor.

Nga ana e saj, 'Statoil', e cila ka braktisur objektivat e rritjes nëpërmjet planeve të investimit që nga viti 2010 ka shitur pasuritë për më shumë se, 22 miliardë dollarë.

Nga viti 2018, pritet që 870 kilometra të gazsjellësit TAP të sjellin fillimisht 10 miliardë metra kub gaz në vit, nga fusha Shah Deniz përmes Greqisë dhe Shqipërisë për në Itali. TAP do të lidhet me TANAP, një tubacion që do të shtrihet 1,841 kilometra në Turqi. 

SHKARKO APP