Gentian Zenelaj bëhet baba, e quan vajzën Aria
Aktori Gentjan Zenelaj ka lajmëruar përmes një postimi se është bërë me vajzë. Tashmë në familjen e tij është shtuar anëtarja më e re, me të cilën Genti na ka prezantuar në mënyrën më të veçantë. Ai ka postuar një foto teksa ka kapur dorën e saj dhe shkëmben një bisedë të shkurtër me të bijën, duke na zbuluar kështu edhe emrin e saj Aria.
“Përshëndetje zonjushë! Ju kërkoj falje, por zemra po më rreh kaq fort sa fjalët më struken në grykë. Më kupto, kam 9 muaj që të pres, kam 9 muaj që të ndjek, kam 9 muaj që të kam pjesë të ëndrrave të mia. Kam numëruar çdo sekondë, çdo minutë. Dhe ma beso në mendjen time e kam menduar me mijëra herë këtë takim të parë me ty dhe që në këtë takim të parë premtoj që do kujdesem për ty, Princesha ime. Do të dua deri në pafundësi bija ime. Falenderoj zotin që ti je këtu. Po le të prezantohemi njëherë.
Ju si quheni zonjushë?
Aria?
Mirë se erdhe Aria!”, përfundon postimin e tij në facebook Genti.