Geo-Jade, një partner kinez në Industrinë e Naftës

Marrëdhëniet Shqipëri-Kinë janë duke përjetuar një fazë të re nën iniciativën “Një Rrip një Rruge” dhe mekanizmit të bashkëpunimit 16+1 ndërkohë që investimet kineze në Shqipëri janë rritur ndjeshëm nga 87 Milionë dollarë në vitin 2015 në 760 milionë dollarë në fund të vitit 2016.

Rritja e investimeve kineze vjen pas blerjes së kontratës koncesionare të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës nga China Everbright Limited dhe të koncesionit tjetër, atë të kompanisë që nxjerr dhe prodhon naftë Bankers Petroleum nga Geo-Jade. Kompania kanadeze, që prej vitit 2004, ka të drejtën për të operuar në Patos-Marinëz, fusha më e madhe naftëmbajtëse në tokë në Europën kontinentale. Volumi I naftës së prodhuar në vend arrin në rreth 1.2 milionë ton dhe ky sektor luan një rol thelbësor në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Kompania kineze e kërkimit dhe zhvillimit të naftës dhe gazit Geo-Jade Petroleum është një sipërmarrje në zhvillim të shpejtë. Geo Jade ka avantazhe të dukshme profesionale në teknologji, në menaxhim dhe në netëork-un e biznesit që ka. Kompania bleu 100% të aksioneve të kompanisë kanadeze “Bankers Petroleum” duke investuar kështu në fushën e Patos-Marinzës. Kjo fushë ka rezerva nafte të rëndë çka kërkon operacione të komplikuara të eksplorimit, nxjerrjes dhe ruajtjes së saj. Kompanitë perëndimore shpesh nuk kanë teknologjinë e duhur për të zhvilluar operacione për nxjerrjen e naftës së rëndë.

Menaxheri i Bankers Petroleum Albania, Zhang Guanqing thotë se pas blerjes së kompanisë, Geo-Jade ka importuar nga Kina teknologji për të nxjerrjen e naftës së rëndë, si dhe pajisje e makineri të tjera me kosto të ulët duke reduktuar ndjeshëm kostot e nxjerrjes së naftës. Aktualisht kompania po ndërmerr operacione për të zhvilluar eksplorime për hapjen e puseve të reja dhe ndërkohë po vlerëson edhe potencialet e puseve ekzistuese.

Përfaqësuesi tjetër i kompanisë, Kastriot Muskaj thotë se punonjësit shqiptarë të kompanisë janë besimplotë për investitorët kinezë. Sipas tij, investimet kineze do të zhvillojnë më tej nxjerrjen e naftës në Patos-Marinzë. “E them këtë sepse shoh përfshirjen e specialistëve kinezë, integrimin e tyre të menjëhershëm dhe puna që po bëjnë për të mësuar më shumë rreth fushës, duke ofruar eksperiencën e tyre vlefshme. Kjo eksperiencë po ndërthuret me atë kanadeze dhe shqiptare. Ne jemi të bindur që fusha naftëmbajtëse e Patos-Marinzës do të shndërrohet në një nga asetet më të mira të naftës në Europën Lindore, jo vetëm në Shqipëri dhe Ballkan”, thotë Muskaj.

SHKARKO APP