Gërshëra
Nga Mitro Çela/
“Zotni! Me këto flokë më je bërë si majmun! Po lë kokrën e nam duke u lëpirë para pasqyrës. Pika burrit: U plake e u thinje… ?!”
Për të marrë hak I thashë:” U plake e u thinje, është vetëm gjysma e vargut të poetit Kiço Spidhi. E di pjesën tjetër? …E me seks nuk u nginje…Në fakt poeti, që ka qënë trim, jo si puna ime, përdorte fjalën shqip nga ka dalë rraca njerëzore…
Nuk e dëgjova replikën, sepse zbrita me vrap shkallëve. …Pas dy orëve u ktheva.
-Me gërshërën e deleve të ka qethur berberi ? E di si me duke? Si instruktor partie në kohën e Enverit…
-Kam ndërruar një duzinë me berberë,- I thashë Ezmerkës.- Të gjithë dele pa qumësht.…Sikur të qethem tek një berbere?…Në mend kisha fjalën “femër”. Nuk ma mbajti.…Ezmerka, pasi rrudhi vetullat u hodh në sulm: …Ashtu, ëëë? Dashke të shkosh tek ndonjë nga ato “flokë prerëset” seksi, që të shëtitësh me kokë nëpër kodra të buta? Por ato nuk e kanë mëndjen tek gërshëra?!…E di çfarë I ngjau një shoqes sime? Bashkë me flokët I prenë edhe një copë veshi?!…Pasi ra në mendime më tha:
-E para, duhet të mësosh: Nuk quhen berbere, por parukjere. Së dyti, parukjeren do të ta gjej vetë…Së treti. Pikë…Gjeti Brunën
Një të premte u nisëm për t’u qethur. Rrugës nuk di pse mu kujtua një histori. Në redaksinë e “Fiks Fare” erdhi një gazetar. I kishte veshët llapush. E tallnin të gjithë. I thartuar u arratis në Greqi. Pagoi 400 euro. Preu veshët. Fashoi kokën. Me kokë të fashuar erdhi në redaksi. I pari e pikasi Ismet Drishti: “ Uaa…Djali, qënke bërë synet nga koka?!”